Disa nga dobitë e lutjes:
1- Lutja e kthen mbrapsht kaderin. Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Caktimin e kthen mbrapsht vetëm lutja, dhe jetën e shton vetëm bamirësia.” E transmeton Tirmidhiu. Shejh Albani e ka vlerësuar si të mirë.
“Lutja është e dobishme për caktimet që kanë zbritur dhe për ato që ende nuk kanë zbritur, andaj bëni sa më shumë lutje o robër të Allahut!” E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu. Albani e ka vlerësuar si të mirë në librin “Mishkatul mesabih.”
Domethënia e hadithit të parë: Lutja është pjesë e caktimit të Allahut të Madhëruar. Ndodh që Allahu të caktojë diçka (sprovë) për robin e Tij në mënyrë të kushtëzuar. P.sh. nëse njeriu i lutet Atij atëherë ajo që është caktuar (sprova) për të evitohet. Kështu që hadithet e lartpërmendur dëshmojnë se Allahu i Madhëruar e largon atë (sprovën) që ka caktuar për robin e Tij nëpërmjet lutjes. Po ashtu dëshmojnë se bëmirësia dhe ruajtja e lidhjeve farefisnore e shtojnë jetën e njeriut.
Me fjalën “caktimin” Profeti, paqja qoftë mbi të, ka për qëllim atë që është caktuar për t’i ndodhur njeriut nëse ai nuk do të lutej. Ndërsa me fjalët “jetën e shton vetëm…” ka për qëllim afatin e jetës që do të shkurtohej nëse njeriu nuk do të lutej.
Lutja ka tri dobi:
Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo muslimani që bën një lutje e cila nuk përmban mëkat e as prishje të lidhjes farefisnore, Allahu i jep njërën prej këtyre tri gjërave: Ose e përshpejton përgjigjen ndaj lutjes së tij, ose e rezervon atë për në jetën e përtejme, ose largon prej tij një të keqe të ngjashme me të. – Të pranishmit thanë: Atëherë ne do t’i shtojmë lutjet tona! Profeti, paqja qoftë mbi të, tha: Ajo që posedon Allahu është më e shumtë.” Transmeton Ahmedi dhe hadithi është i saktë. Shiko librin “Mishkat el mesabih” vëll. 2, me nr. 2259.
Marrë nga libri: “Orientimi i muslimanëve”
Autor: Xhemil Zejno
Përktheu: Rexhep Milaqi
Dosje: Lutja
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve