Cili është gjykimi i akikas për njeriun që është rritur tashmë, nëse babai i tij s’ka bërë akika për të?
Shejkh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë: Disa dijetarë thonë: I lejohet njeriut të bëjë akika për veten, nëse babai i tij s’ka bërë kurban për të. Ndërsa disa të tjerë thonë: Akika është e veçantë për babain, atij i kërkohet ky adhurim, në fillim dhe në fund, nëse ai e bën akikan merr shpërblim, e nëse nuk e bën atëherë i ka ikur shpërblimi (nuk shpërblehet).
Në një vend tjetër ka thënë: Nëse babai ka qenë i varfër dhe s’ka pasur mundësi të bëjë akika për fëmijët e tij, atëherë nuk ka detyrim asgjë, sepse akika është si zekati, ashtu siç i varfi nuk e ka detyrë zekatin, nuk e ka detyrë as akikan.
E nëse duan fëmijët të bëjnë akika për vetet e tyre, atëherë le të marrin leje prej të atit për këtë… sepse akika kërkohet prej babait.
Pra në këtë çështje dijetarët kanë dy mendime:
“Ata që thonë është e pëlqyeshme për fëmijën që ta bëjë akikan për vete, nëse babai i tij s’ka bërë akika për të kur ka qenë i vogël. Dhe kjo është fjala e: Ataut, Hasenit (el Basrij), Muhammed bin Sirin. Imam Shafiut në këtë çështje thotë: (zgjedh çfarë të dëshirojë fëmija në këtë rast).
Fjala e dytë: Malikitë thonë: Nuk bën akika për veten ai që është i rritur, sepse kjo gjë nuk njihet në Medine, dhe ky është një transmetim nga Imam Ahmedi.
Po ashtu edhe shejkh Albanij thotë që njeriu mund të bëj akika për veten e tij. Në një kaset tjetër shejkh Albanij – Allahu e mëshiroftë – thotë: Le ta ringjallë këtë sunet profetik, dmth le të bëjë akika për veten e tij njeriu, nëse babai i tij s’ka bërë akika për të. Duke imituar Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem – me këtë, i cili bëri kurban për vete pas profetësisë.
(Them: Hadithi në këtë çështje është i diskutuar mes dijetarëve, disa e konsiderojnë të dobët, ndërsa shejkhu – të paktën në kohën që është pyetur – ka përzgjedhur saktësinë e tij, Allahu e di më së miri).
Ndërsa – vazhdon shejkhu – të themi që është detyrë për njeriun të bëjë akika për veten, këtë nuk e themi, sepse kjo ishte detyrë për babain e tij.
Përktheu: Emin Bilali
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij