Duaja pas faljes së namazit farz

May 1, 2016

Cili është gjykimi për lutjen (duanë) që bëhet pas faljes së farzit, a ka ndonjë argument që e ndalon praktikimin e saj?
Falenderimet i takojnë Allahut! Nuk është transmetuar nga Profeti (alejhi salatu ues selam), e as nga shokët e tij me aq sa kemi njohuri , ndonjë argument që tregon se ata i ngrinin duart duke bërë dua pas namazit farz. Nga kjo kuptojmë se një veprim i tillë konsiderohet risi. E themi bazuar në fjalën e Profetit (alejhi selam) që thotë: :“Kush punon një punë që nuk përputhet me fenë tonë, ajo do t’i refuzohet.” [Muslimi me nr 3243].

Gjithashtu fjala e Profetit (alejhi salatu ues selam) që thotë: :“Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk i përket asaj, atëherë ajo punë nuk pranohet (nga Allahu).” [Muttefekun alejhi].

Ndërsa lutja që bëhet pa i ngritur duart dhe jo në xhemat, nuk ka ndonjë problem, sepse është saktësuar nga Profeti (alejhi selam) çfarë pohon se ai lutej para selamit dhe pas tij. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për lutjen që praktikohet pas faljes së nafileve (namazeve vullnetare) sepse ska ndonjë argument që e ndalon, edhe nëse shoqërohet me ngritje të duarve, sepse ngritja e duarve konsiderohet prej shkaqeve që e bëjnë duanë (lutjen) më të pranueshme. Kjo nuk duhet të praktikohet vazhdimisht por nganjëherë sepse nuk përcilet nga Profeti (alejhi selam) se lutej me duar të ngritura pas faljes së nafileve. E gjithë mirësia ndodhet në ndjekjen e Profetit (alejhi selam) dhe të ecësh në rrugën e tij, siç thotë Allahu i Lartësuar:
“Tek i dërguari i Allahut keni shembullin më të mire”.

Mexhmu el Fetaua uel Mekalat shejh ibn Baz Allahu e mëshiroftë 11/168.
Përktheu Fatjon Isufi

Dosje: ,

Loading...