Është pyetur Komisioni i përhershëm i fetvave: A është emri “Dritë” prej emrave të Allahut? A lejohet emërtimi me Abdun-nur (robi i dritës)?
Përgjigje: Pohimi i emrave të Allahut ka bazë Kur’anin dhe sunetin e Pejgamberit (alejhi selam). Nuk ka asnjë argument që vërteton se En-nur (Dritë) është prej emrave të Allahut. Duke u bazuar në këtë që thamë nuk lejohet të emërtohet dikush si Abdun Nur (rob i dritës).
[Komisioni i përhershëm i fetvave 10/510]. Abdulaziz bin Bazi, Abdulaziz Al Shejh,Abdullah Gudejan,Salih Alfeuzan,Bekër Ebu Zejd. [Komisioni i përhershëm i fetvave 10/510].
Shejh Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë se ky emër en Nur (dritë) vjen gjithmonë i bashkangjitur dhe jo i veçantë dhe nuk ka Allahu emër En-nur (Dritë).
Shejh Bekër Ebu Zejd ka përmendur në emrat e ndaluar dhe emrin Abdun nur (robi i dritës) sepse kjo nënkupton robërim ndaj dikujt tjetër veç Allahut dhe kjo është e ndaluar. [Muaxhem Menahi Lafdhijeh. F282.]
Shejh Albani thotë:” Nuk di ndonjë hadith të saktë që Nur (dritë) të jetë emër prej emrave të Allahut.
Përktheu Arjan Gazidede