Pyetje: A lejohet që muslimani të thotë në lavdërimin ndaj Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “O krijesa e parë e Allahut”?
Shejh Abdullah bin Humejd (Allahu e mëshiroftë!): Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është krijesa më e mirë e Allahut dhe më i lartë prej tyre (në pozitë). Por, ai nuk është krijesa e parë e Allahut. Gjëja e parë që Allahu ka krijuar është Arshi dhe nuk është Ademi e as Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ndërsa ajo që transmetohet se Allahu e ka krijuar Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga drita dhe emrin e atij e ka bashkëngjitur me ermine Tij dhe se kur u krijua Ademi dhe iu fry shpirti, ai (Ademi) shikoi emrin e tij (Muhamedit alejhis-selam) të shkruar te Arshi, në lidhje me këtë nuk saktësohet asgjë nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Allahu e di më së miri!
Fetaua nurun ala ed-derb
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije