Falja e namazit me këpucë dhe largimi i papastërtive prej tyre.
Transmetohet nga Ebu Seid (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në xhami le të shikojë këpucët e tij. Nëse sheh në to ndonjë papastërti, atëherë le t’i pastrojë duke i fërkuar në tokë dhe pastaj të falet me to.” Hadithin e ka nxjerrë Ebu Daudi (650) dhe Ibën Huzejme (1017). Hadithin e ka saktësuar Ibën Huzejme.
Çfarë përfitohet nga hadithi:
-Ligjshmëria e faljes së namazit me këpucë nëse je i sigurt për pastërtinë e tyre.
-Fërkimi i këpucëve në tokë është pastërti për to nga papastërtitë.
-Obligueshmëria e shikimit të këpucëve (nëse kanë ndonjë papastërti) para fillimit të namazit. Nëse personi sheh papastërti në to, atëherë ai e largon atë duke i fërkuar këpucët në tokë.
-Saktësimi i namazit të atij që i ka veshur këpucët -nga harresa- duke patur papastërti, dhe gjatë namazit kujtohet. Por duhet patjetër që t’i heq ato (këpucët) e pastaj të vazhdojë namazin e tij.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A nuk ia vlen të shfrytëzosh pak minuta çdo natë për një shpërblim kaq të madh? Dr. Fatmir Strumi
- Rëndësia e Ruajtjes së Sekretit Dr. Behar Hyseni
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Suneti është shpallje nga Allahu sikurse Kurani – 1 – Dr. Behar Hyseni