Frytet e devotshmërisë

October 13, 2015

Nëpërmjet devotshmërisë, njeriu arrin dobi të shumta, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër. Prej fryteve të devotshmërisë, përmendim:

1. Udhëzimi. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë:

ذَلِكَ الْكِتَابُ لَا رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِلْمُتَّقِينَ (2)

“Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” El Bekare, 2.

2. Ndihmesa e Allahut. Allahu i Madhëruar thotë:

إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوْا وَالَّذِينَ هُمْ مُحْسِنُونَ (128)

“S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.” En Nahl, 128.

3. Allahu i miqëson (i përkrah dhe i ndihmon) të devotshmit. Allahu i Madhëruar thotë:

وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُتَّقِينَ (19)

“Allahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.” El Xhathije, 19.

4. Largimi i brengosjes në botën tjetër. Allahu i Madhëruar thotë:

أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (62) الَّذِينَ آَمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (63)
لَهُمُ الْبُشْرَى فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآَخِرَةِ لَا تَبْدِيلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ ذَلِكَ هُوَ
الْفَوْزُ الْعَظِيمُ (64)

“S’ka dyshim se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhenet). Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh.” Junus, 62-64.

5. Largimi i vështirësive dhe brengave. Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا (2)

“E kush i frikësohet Allahut (i ruan dispozitat e Tij), atij Ai i gjen rrugëdalje.” Et Talak, 2.

6. Furnizimi i mirë (Rrizku). Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا (2) وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“E kush i frikësohet Allahut (i ruan dispozitat e Tij), atij Ai i gjen rrugëdalje, dhe e furnizon atë prej nga nuk ia merr mendja.” Et Talak, 2-3.

7. Allahu i do të devotshmit. Allahu i Madhëruar thotë:

إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ (7)

“Allahu i do ata që janë të devotshëm.” Et Teube, 7.

8. Mendjemprehtësia dhe falja e gjynaheve arrihet nëpërmjet devotshmërisë. Allahu i Madhëruar thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا إِنْ تَتَّقُوا اللَّهَ يَجْعَلْ لَكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ
وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ (29)

“O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqijat e do t’ua falë mëkatet. Allahu është dhurues i madh.” El Enfal, 29.

9. Lehtësimi i çështjeve. Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْرًا (4)

“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson çështjen.” Et Talak, 4.

10. Shtimi i shpërblimit dhe shlyerja e gjynaheve. Allahu i Madhëruar thotë:
وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُعْظِمْ لَهُ أَجْرًا (5)

“E kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.” Et Talak, 5.

11. Pranimi i veprave. Allahu i Madhëruar thotë:

إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ (27)

“Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve.” El Maide, 27.

12. Shpëtimi. Allahu i Madhëruar thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (200)

“O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut.” Al Imran, 200.

13. Përgëzimi. Allahu i Madhëruar thotë:

الَّذِينَ آَمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (63) لَهُمُ الْبُشْرَى فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآَخِرَةِ
لَا تَبْدِيلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ ذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ (64)

“(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde (përgëzim) në jetën e dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhenet). Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ajo është fitorja e madhe.” Junus, 63-64.

14. Hyrja në xhenet. Allahu i Madhëruar thotë:

إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتِ النَّعِيمِ (34)

“Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.” El Kalem, 34.

15. Shpëtimi nga zjarri i xhehenemit. Allahu i Madhëruar thotë:

وَإِنْ مِنْكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا كَانَ عَلَى رَبِّكَ حَتْمًا مَقْضِيًّا (71) ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوْا
وَنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا (72)

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” Merjem, 71-72.

Loading...