Gratë shkurtojnë vetëm majat e flokëve në ritualin e haxhit ose të umres.
Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Për gratë nuk ka rruajtje të kokës por vetëm shkurtim (të majave) të flokut.” Hadithin e transmeton Ebu Daudi (1985) dhe e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Es-Sahihah” (605).
Çfarë përfitohet nga hadithit:
- Ligjshmëria e shkurtimit të flokëve për gratë. Nuk u lejohet atyre rruajtja e kokës sipas dakortësisë së dijetarëve siç e përmendëm më herët (në hadithin e Ibën Umerit).
- Kujdesi i Islamit që gruaja ta ruaj bukurinë e saj për bashkëshortin e saj.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Kush vdes pa i bërë Allahut ortak askënd, hyn në xhenet Udha e Besimtarëve
- Tregimi i Temim ed-Darit për El Xhessasen dhe Mesihu Dexhalin Udha e Besimtarëve
- Veprat më të dashura tek Allahu – sipas Fjalëve të Profetit ﷺ” Udha e Besimtarëve
- Mëkati i atij që merr atësinë e dikujt tjetër Udha e Besimtarëve
- Mëkatet e pakësojnë Imanin (besimin) Udha e Besimtarëve