Hadithi që tregon për kujdesin ndaj kafshëve

October 8, 2016

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, i cili e adreson te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se: “Një grua lavire në një ditë të nxehtë pa një qen, i cili sillej rreth pusit ndërsa gjuhën e kishte jashtë për shkak të etjes së madhe. Gruaja hoqi zbathi këcupën e saj (e mbushi me ujë) dhe i dha qenit për të pirë. Për shkak të këtij veprimi asaj iu falën mëkatet.” Buhariu (3467) dhe Muslimi (1761) dhe teksti është i tij.

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Ky hadith përmban dobi madhështore. Prej tyre:

-Vlera e bërjes mirë ndaj kafshëve. Është detyrë për njeriun që të sillet mirë me kafshën duke e ushqyer, duke i dhënë për të pirë dhe çdo gjë tjetër për të cilën ajo kanë nevojë.

-Në të tregohet vlera e dhënies ujë të eturit. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Cdo besimtarë që i jep për të pirë ndonjë besimtari kur është i etur, Allahu do t’i japë të pijë atij nga nektari i vulosur ditën e Kiametit.” Po ashtu edhe me kafshët (kush u jep për të pirë atyre).

-Në hadith tregohet gjerësia e mëshirës së Allahut të Lartmadhëruar dhe se Ai i fal mëkatet edhe nëse konsideorhen mëkate të mëdha përveç shirkut. Allahu Lartësuar thotë: “ Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet shok Atij,[1] kurse të tjerat përveç kësaj, ia fal kujt të dojë.[2]” En-Nisa, 48. Pra, çdo mëkat përveç shirkut.

Kjo grua -që i dha ujë qenit- praktikonte kurvërinë që është prej mëkateve të këqija më të mëdha, ndërsa Allahu Lartmadhëruar e fali atë.

-Në të ka kundërpërgjigje ndaj havarixhëve, të cilët thonë -besojnë- se bërësi i mëkateve të mëdha del prej fesë Islame e kështu ai konsiderohet jobesimtarë. Ky është medh’hebi i tyre. Kurse mutezilitë thonë: Ai del prej Islamit por nuk futet në zjarr. Pra, ai qëndron në një vend mes dy vendeve (as në zjarr as në xhenet). Kjo është prej bazave të mutezilive.

Pasuesit e sunetit dhe xhematit (ehlus-sunneh uel-xhemah) thonë -besojnë- se personi që vepron mëkate të mëdha, përveç shirkut, nuk konsiderohet jobesimtarë. Por besimi i tij pakësohet për shkak të mëkateve që vepron ashtu siç shtohet besimi i tij me bërjen e veprave të mira. Pra, besimi shtohet dhe pakësohet, por ai nuk asgjësohet fare me bërjen e mëkateve, përveç shirkut, edhe nëse ato janë mëkate të mëdha. Porse ato e pakësojnë besimin.

-Ky hadith është bazë prej bazave të pasuesve të sunetit dhe xhematit (ehlus-sunneh uel-xhemah) në lidhje me këtë çështje, pra me atë që vepron mëkate të mëdha dhe sqaron se Allahu Lartmadhëruar ia fal mëkatet atij nëse dëshiron.

-Në hadith tregohet se veprat e mira i fshijnë të këqijat. Kjo grua i bëri mirë kafshës duke i dhënë për pirë pasi atë e kishte kapluar etje e madhe, e për shkak të këtij veprimi të mirë Allahu Lartmadhëruar ia fshiu këtë mëkat të keq. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Pas veprës së keqe vepro vepër të mire, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” Buhariu (1987) prej hadithit të Ebu Hurejrës radijAllahu anhu.

Allahu Lartmadhëruar thotë: “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” Hud, 114

Sahabët radijAllahu anhuma e pyetën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem: A edhe për kafshët kemi shpërblim? Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Për çdo shërbim ndaj çdo gjallese ka shpërblim.” Buhariu (2363) dhe Muslimi (2244) prej hadithit të Ebu Hurejrës radijAllahu anhu. Pra, qoftë kjo prej njerëzve apo prej kafshëve.

Sherhu Usulil-Ijman

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Duke adhuruar apo krahasuar diçka apo dikë prej krijesave të Allahut bashkë me Allahun apo në vend të Tij.

[2] Gjynahet e tjera përveç shirkut (shokvënies Allahut në adhurim, hyjnizim dhe atribute) dhe kufrit (mohimit të Allahut apo të diçkaje të ardhur nga Ai), qofshin ato gjynahe të vogla apo të mëdha, Allahu ia fal kujt të dojë, me shkaqet e ndryshme të faljes si: veprat e mira që fshijnë të këqiat, fatkeqësitë që i vijnë besimtarit në dynja, duaja e besimtarëve për njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha keto, mëshira e Tij të cilën e meritojnë më së shumti besimtarët dhe njësuesit e Tij. Ndryshe nga idhujtari, i cili ia ka mbyllur vetes dyert e mëshirës dhe atij nuki bëjnë dobi punët e tjera të mira përderisa i bën Allahut shok, sepse Allahu nuk fal asnjë gjynah të shoqëruar me shirk, apo nga ai që bën shirk.

Loading...