“A ka ilaç profetik për nervin shiatik?
Përgjigje: Po ka ilaç profetik. Saktësohet te “Suneni i Ebu Daudit”, të marrësh bishtin e një deleje arabe (i cili është me shumë dhjam). Dmth duhet të gjesh një dele arabe. Dhe dele arabe është për qëllim ajo që ushqehet me të gjitha llojet e pemëve (bimëve) – siç ka ardhur në hadith tjetër. Dmth nuk ushqehet nga njeriu, por kullot në shkretëtirë arabe. I merret asaj bishti, ndahet në tri pjesë, dhe zihet derisa t’i shkrijë dhjami, dhe pihet esëll për tri ditë.
Më ka treguar njëri prej vëllezërve që prezanton në mësimet tona, i cili është lodhur shumë duke shëtitur nëpër doktora, dhe ka provuar shumë ilaçe (pa dobi) për shkak të nervit shiatik. Pasi e dëgjoi këtë hadith, ai bleu një dele arabe, e theri, dhe zgjodhi një me bisht të vogël, sepse është e zorshme të pish këtë yndyrë nëse është dele e madhe, për tre ditë. Dhe thotë: E kisha shumë të vështirë këtë punë. (Kisha vuajtur shumë prej kësaj sëmundjeje). Pasi e zieva dhe e piva, u çova si i liruar prej vargonjve (zinxhirëve), aktiv. Sikur s’kisha asnjë gjë.
Ne kemi përmendur në këtë mexhlis: S’ka dyshim se mjekësia profetike nuk është prej eksperiencës së Profetit saus, e as prej arritjeve të arabëve të asaj kohe, siç thonë disa njerëz, Allahu i udhëzoftë! Por hadithet që lidhen me mjekësinë profetike janë shpallje nga qielli. Prandaj çdo gjë për të cilën na ka treguar Profeti ynë saus në këtë temë, s’ka dyshim se ajo është e pagabueshme dhe pa dyshim ajo është e saktë.
E nëse dikush (që zbaton diçka prej kësaj mjeksie) dhe nuk shërohet ajo është për shkak se ai nuk ka marë sasinë e duhur të ilaçit. Psh: nëse dikush ther një dele dhe pi prej yndyrës së shkrirë të bishtit të saj, një apo dy herë, apo pi një pjesë të saj, dhe nuk shërohet, nuk është plotësuar kushti (i shërimit).
Siç i tha Profeti saus dikujt që iu ankua për vëllanë e vet se atij i dhimbte barku: Jepi mjalt. – I erdhi përsëri dhe i tha: Nuk u shërua – i tha përsëri Profeti saus: Jepi mjalt – i tha – Nuk u shërua – i tha – Jepi të hajë mjalt. – Për herë të tretë. Pastaj i erdhi Profetit saus dhe e njoftoi se ai u shërua me lejen e Allahut të Lartësuar, tha Profeti saus: “Allahu ka thënë të vërtetën dhe barku i vëllait tënd ka gënjyer”.
Çfarë është sekreti i kësaj? Ai e piu mjaltin por jo në sasinë e duhur me të cilën shërohet njeriu. Kur u morr në sasinë e duhur atëherë erdhi shërimi. Sepse që ilaçi të shërojë, së pari duhet të jetë ai i duhuri për sëmundjen, dhe së dyti duhet që njeriu ta marrë atë në sasinë që duhet për ta larguar sëmundjen.
Ky është ilaçi profetik për nervin shiatik. Ai që e merr atë dhe trupi i tij e pranon mirë atë dhe njeriu është i bindur (për vërtetësinë e hadithit), atëherë me lejen e Allahut të Lartësuar, patjetër do të shërohet njeriu.”
Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen