Kam vënë re se shumë prej kohës time ikën pa dobi, çfare këshille mund të na jepni për këtë?

Pyetje: Kam vënë re se shumë prej kohës time ikën pa dobi, çfare këshille mund të na jepni për këtë?

Përgjigje: Këshilla ime është që fillimisht duhet të kuptosh s ti përbëhesh nga koha.

Nëse vjen dikush dhe të thotë: Më jep gishtin tënd ta blej me kaq para,  a do pranoje? Pra ti përbehesh nga koha, kur ikën një pjesë e saj, vdes një pjesë e jotja.

Si kalendari prej të cilit çdo ditë heq një fletë, derisa vjen një kohe dhe mbarojnë fjetët e tij.

Ky eshte shembulli yne me ditet tona, për këtë arsye Omer bin Abdul Aziz thoshte: O biri i Ademit! Nata dhe dita punojnë me ty, prandaj edhe ti puno në to (natë ditë).

Ndersa Hasan el Basri thoshte: Kam hasur në disa njerëz që ishin më të kujdesshëm për kohën, se ju që tregoni kujdes ndaj dinarëve dhe dirhemëve.
Betohem në Allahun! Koha është më e vlefshme se pasuria. Eshtë e ditur se nëse dikush e harxhon pasurinë pa nevojë, i bllokohet ajo (nga ana e shtetit islam) edhe pse pasuria nëse humbet përsëri mund të kthehet. Por koha nëse ikën kurrë nuk mund të kthehet dhe kjo konsiderohet marrëzi më e madhe se rasti kur humb pasurinë.
Këshilla ime për ju është ti kushtoni rëndësi kohës tuaj qoftë duke bërë edhe vetëm dhikër (përmendje të Zotit) siç i ka thënë Profeti (alejhi selam) Abdullah bin Jusrit: “Le të qëndrojë gjuha jote e lagur nga përmendja e Allahut.”

Prandaj vazhdimisht thuaj: Elhamdulilah, Subhanallah, sepse koha është më e rëndësishme se pasuria dhe fëmija. Koha është jeta, mjerë për atë që humbet jetën e tij.

Mesh’hur Hasen Al Selman.

Përshtati Fatjon Isufi.