Katër porosi nga fjalët më të bukura!

November 16, 2016

Katër porosi nga fjalët më të bukura!

Thotë Ebu Xherij el Huxhejmi: Shkova tek i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut ne jemi njerëz të shkretëtirës, prandaj na mëso diçka me të cilën Allahu i Lartmadhëruar do të na bëjë dobi!
Ai tha: Mos nënçmo asgjë prej veprave të mira, qoftë edhe të hedhësh (ujë) nga kova jote në enën e atij që kërkon ujë,
apo t’i flasësh vëllait tënd me buzëqeshje në fytyrë.
Dhe ruhu nga zgjatja e rrobës poshtë kyçit të këmbës, sepse ajo është prej mendjemadhësisë, dhe Allahu i Lartmadhëruar nuk e do mendjemadhësinë.
Dhe nëse dikush të ofendon me diçka që ai e di për ty, ti mos e ofendo me atë që di për të. (Nëse e bën këtë, duron dhe nuk e ofendon) Ti do të shpërblehesh dhe fatkeqësia do të jetë për atë që e tha atë.”


Transmeton Imam Ahmedi dhe shejkh Shuajb Arnauti – Allahu e mëshiroftë – ka thënë për të: zinxhiri i tij është i mirë.

Emin Bilali

Loading...