“Ligjet dhe normat hyjnore nuk mund të ndryshohen për t’u përshtatur me mendësitë dhe zakonet
joislame, ngase një gjë e tillë shkakton çrregullim dhe padrejtësi në fe dhe në jetë.”
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ai u solli të vërtetën por shumica prej tyre nuk e pëlqejnë të vërtetën. E po t’i ndiqte e vërteta dëshirat e tyre, do të çrregulloheshin qiejt, toka dhe kushdo që gjendet në to.” | Muminun: 71-72 |
Nga ky koncept përfitohet:
1- Ligjet dhe dispozitat që ka shpallur Zoti i gjithësisë përmes profetit të fundit Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në lidhje me besimin, adhurimin dhe aspektet e ndryshme të jetës janë e vërteta absolute. Ato janë
platforma më e drejtë në të cilën nuk ka disbalancë dhe padrejtësi.
2- Shpallja është ajo që përcakton se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe, çfarë është e bukur dhe çfarë e shëmtuar, çfarë është vlerë dhe çfarë antivlerë, çfarë është virtyt dhe çfarë ligësi, çfarë është e ligjshme dhe çfarë e paligjshme, çfarë është e dëmshme dhe çfarë është e dobishme në të gjitha sferat e jetës së njeriut; qoftë në besim, adhurim, edukatë, veshje, martesë, shitblerje etj.
3- Muslimani parimet dhe rregullat e tij të jetës dhe adhurimit i merr nga shpallja dhe jo nga mentaliteti
e mendësia e popullit.
4- Kur mendësia dhe tradita e popullit bien ndesh me shpalljen, muslimani i jep përparësi shpalljes.
5- Dhënia përparësi traditës që bie ndesh me shpalljen është veti e jomuslimanëve.
6– Ajo që ka përligjur Allahu në besim, adhurim, edukatë dhe aspektet e ndryshme të jetës është e vërteta,
ndërsa ajo që e kundërshton atë është mendësi joislame.
7- Mendësia joislame në besim, adhurim, edukatë, veshje, martesë, shitblerje etj. përmban padrejtësi dhe
çrregullim.
8- Ata që ecin me mendësinë joislame janë të prirur të mos e pëlqejnë të vërtetën e shpallur nga
Allahu dhe t’i japin përparësi traditës dhe mendësisë së tyre.
Përgatiti dhe përshtati: Rexhep Milaqi
Dosje: e verteta, normat, zakonet
Të Ngjashme
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Këshilla të vyera në kohë sprovash dhe trazirash Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Mjetet e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Është detyra jonë që t’i ndihmojmë besimtarët Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Cila është metodologjia e grupit të shpëtuar? Shejh Muhamed Xhemil Zejno