Pyetje: Shejkhu ynë Allahu ju dhëntë bereqet! Një avokat ka punuar për llogari të disa bankave që punojnë me kamatë (fajde, interes bankar), pastaj u pendua dhe hoqi dorë nga ajo punë. Tani ai dëshiron të pastrohet prej pasurisë që ka fituar nga ajo punë.
Dhe pyet: A i lejohet atij që të përgatisë me ato para një bibliotekë xhamie, ku të studiojnë kërkuesit e dijes, apo në gjëra që kanë dobi të përgjithshme, sepse pasuria (haram) është e shumtë dhe është e vështirë të shpenzohet (e gjitha) në gjëra të nënçmuara. Allahu ju dhëntë mirësi. Një vëlla nga Maroku.
Përgjigje: Më e mira është – siç kanë thënë dijetarët tanë të parë – që pasuria e ndytë të shpenzohet:
Së pari: Në gjëra të nënçmuara (si wc, rrugë etj).
Së dyti: Në gjëra që mbarojnë (harxhohen) dhe jo në gjëra që mbeten (si psh, karburanti i makinës, impulse telefonike etj).
Së treti: Në gjëra që u sjellin dobi mbarë muslimanëve.
Pra pasuria haram pëlqehet që të shpenzohet në gjëra të nënçmuara, në gjëra që mbarojnë dhe jo në gjëra që mbeten, në gjëra që u sjellin dobi muslimanëve në përgjithësi, dhe që të mos i jepet dikujt në veçanti, por tu bëjë dobi mbarë muslimanëve.
E megjithatë ata thonë që kjo është më e mira. Ndërsa që tu jepet disa personave (apo dikujt në veçanti) kjo është diçka që s’ka problem. Edhe nëse shpenzohet për diçka jo të nënçmuar (dmth shpenzohet në diçka të ndershme siç janë librat e dijes etj), edhe kjo nuk ka gjynah. Dhe vëllai ynë pyet për diçka me dobi të përgjithshme – që është biblioteka e xhamisë – e cila nuk është e nënçmuar, këtë gjë e kanë lejuar dhe kanë lehtësuar në të shumica e dijetarëve.
Mesh’hur Hasen – Allahu e ruajtë!
Dosje: Harami
Të Ngjashme
- Ngrënia në të njejtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Ndërprerja e namazit kur ndodh diçka e domosdoshme ose e rëndësishme Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- A lejohet të vritet qeni që dëmton bagëtinë? Lexhnetu Daime
- A konsiderohet dëshmor ai person i cili vdes (i mbytur në det) në një udhëtim tregtar detar? Shehul-Islam Ibn Tejmie