Kujt i Jepet Zekati

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfërit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata që doni tua përfitoni zemrat, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për luftëtarët në rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyra të vëna nga Allahu. Vërtet, Allahu është i Gjithdijshëm dhe i Urtë.”[1]

Ky ajet fisnik na mëson se tetë grupe janë ata që u jepet zekati e ata janë:

1, 2- Të varfërit dhe Nevojtarët:

Pra janë ata që kanë nevojë dhe nuk posedojnë gjëra që u mjaftojnë për jetesën, në anën tjetër qëndrojnë të pasurit të cilët i plotësojnë nevojat që kanë në jetën e tyre.[2]

Argumentet që flasin për të varfërit:

Hadithi i përcjellë nga ibn Amri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Nuk lejohet që sadakaja ti jepet një të pasuri apo një njeriu të fortë dhe të shëndoshë fizikisht.”[3]

E pyeta shejhun tim Albanin dhe i thash: po nëse ky i fortë dhe i shëndoshë fizikisht është nevojtarë? U përgjigj duke më thënë: “Qëllimi është nëse e kërkon atë (sadakanë) ndërsa ai që nuk e kërkon nuk është problem që ti jepet.”

Argumentet që flasin për nevojtarin:

Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nevojtari nuk është ai që sillet duke kërkuar në mesin e njerëzve të cilin e largojnë një apo dy kafshata, një apo dy hurma, përkundrazi nevojtar quhet ai që nuk gjen pasuri të mjaftueshme dhe nuk kuptohet në mesin e njerëzve se është i varfër në mënyrë që t’i jepet sadaka dhe nuk ngrihet për tu kërkuar njerëzve.[4]

Në fakt nuk ekziston dallim mes të varfërit dhe nevojtarit dhe zekatin e meritojnë si i varfëri ashtu dhe nevojtari sepse argumentet e pohojnë dicka të tillë.

3- Administruesit e shpërndarjes së zekatit:

Janë punonjësit të cilëve u takon një pjesë e zekatit, me kusht që të mos jen nga trungu familjar i profetit as të cilaëve u ndalohet marrja e sadakasë.

Abdul Mutalib bin Rabia përcjell se ai bashkë me Fadël bin Abasin i kishin kërkuar Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- që tu linte në administrim shpërndarjen e sadakasë. Ai u kishte thënë: Vërtetë sadakaja nuk i takon Muhamedit e as familjes së Muhamedit, sepse ajo (sadakaja) është llumi i njerëzve.[5]

Lejohet që ata të jenë edhe të pasur duke u mbështetur në hadithin e ebu Seid Hudriut që thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: Sadakaja nuk i lejohet një të pasuri me përjashtim të pesë rasteve: Për atë që merret me shpërndarjen e saj, apo një njeri që e ka blerë me pasurinë e tij, apo një tjetër që është i zhytur në borxhe ose ai që lufton në rrugë të Allahut ose kur një nevojtari i jepet sadaka dhe ai ia dhuron një të pasuri.”[6]

Duhet që shpërblimi t’i jepet aq sa ti mjaftojë. Musteured bin shedad përcjell se ka dëgjuar Profetin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- duke thënë: “ Kushdo që administron dhe punon për ne le të marrë aq sa për tu martuar, e nëse nuk posedon shërbëtorë atëherë le të marrë sa për të pasur një shërbëtor, e nëse nuk ka shtëpi atëherë le të marë sa për të bërë një shtëpi.”

Ebu bekri thotë: Më kanë treguar se Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: Ai që merr dicka më shumë ai quhet plackitës ose vjedhës.”[7]

4- Atyre që doni tu përfitoni zemrat:

Ky grup njerëzish ndahet në disa kategori:

  1. Disave u jepet që të hyjnë në islam siç i ka dhënë Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- Sufjan bin Umejes nga placka e luftës së Hunejnit në kohën kur ishte Mushrik.
  2. Disa të tjerëve u jepet që të përmirësojnë islamin e tyre dhe tu forcohet zemra siç ka vepruar Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- po në luftën e Hunëjnit kur u dha parisë Mekase dhe titullarëve të vendit nga 100 deve, dhe tha: “Unë i jap një njeriu ndërsa ai tjetri që nuk i jap është më i dashur tek unë se ai i pari, këtë e bëj nga frika mos Allahu e fut atë në zjarrin e xhehenemit.”[8]
  3. Ka prej tyre që u jepet me shpresë se mos hyjnë në islam të ngjashmit me të.
  4. Apo u jepet disa të tjerëve që të mos u bëjnë dëm Muslimanëve.

5- Për lirimin e skllevërve:

Përcillet nga Hasen el Basriu, Mukatil bin Hajani, Umer bin Abdul Azizi, Seid bin Xhubejri, Nehaiu, Zuhriu, Ibn Zejdi se tek lirimi i skllevërve bëjnë pjesë vetëm ata që kanë bërë marrveshje me zotëtrinjtë e tyre që të lirohen duke dhënë shumën e kërkuar këste këste. Ky mendim është përcjellë edhe nga ebu Musa El Eshari etj madje ky është një fjalë e Shafiut dhe Lejthit.

Ibn Abasi dhe Hseni kanë thënë: Nuk ka problem nëse lirohet një skllav nga pasuria e zekatit. Ky është mendimi i Ahmedit Malikut Is’hakut etj.

Pra në grupin e skllevërve bëjnë pjesë dhe ata që nuk kanë bërë marrveshje me zotërinjtë e tyre.

6- Të rënduarit nga borxhet:

Janë ata që mbartin borxhe dhe e kanë të vështirë që t’i shlyejnë.

Borxhliut i jepet aq sa mund të shlyej borxhin e jo më tepër. Ibn Huzejme duke titulluar një temë në Sahihun e tij thotë: Argumenti se borxhliut i jepet aq sa mund të shlyej borxhin e tij e jo më shumë. Pas kësaj përmendi hadithin e gjatë të Kubejsa bin Muharik.

7- Në rrugën e Allahut:

Ibn Kethiri ka thënë: Përsa i takon fjalës në rrugën e Allahut aty bëjnë pjesë luftëtarët që nuk marrin gjë nga arka e shtetit. Ndërsa tek imam Ahmedi Haseni dhe Ishaku edhe Haxhi bën pjesë në termin “Në rrugë të Allahut

Shejhu ynë Albani ka thënë: Përsa i përket fjalës së Allahut “Në rrugë të Allahut” tek ajeti ku përmenden kategoritë e atyre që u takon zekati ajo nënkupton xhihadin, haxhin dhe umren. Këtë ka zgjedhur Shejhul Islam ibn Tejmije në këtë mënyrë ai në librin el ihtijarat shprehet duke thënë: Ai që nuk e ka bërë haxhin e detyrueshëm të islamit dhe është i varfër atëherë i jepet aq pasuri sa të ketë mundësi për të kryer haxhin, dhe ky është njëra nga fjalët e përcjella nga Ahmedi.

A mund të bëjnë pjesë në “rrugë të Allahut” ndërtimi i spitaleve humane të përgjithshme, apo në parapërgatitjen e thirrësave në islam apo që të jepet kjo pasuri në mbajtjen e shkollave fetare?

Në librin Temamul mineh (të shejh Albanit) thuhet: Komenti i ajetit me këtë kuptim të gjerë duke përfshirë të gjitha punët humane dhe të mira për të cilat nuk është përcjellë nga asnjë prej selefëve me aq sa kam njohuri edhe nëse është përmendur përciptazi nga Sadik Hasen Han në librin e tij Reuda Nedije përsëri mendimi i tij nuk mund të pranohet. Sikur të qëndronte puna sipas këtij pretendimi atëherë nuk do kishte dobi në ndarjen e zekatit sipas tetë kategorive siç përmendet në ajetin fisnik. Por që të bëjë pjesë çdo punë e mirë në termin: “në rrugë të Allahut” sic është ndërtimi i xhamive etj duhet ditur se këtë nuk e ka shprehur askush nga muslimanët. Përkundrazi Ebu Ubejdi në librin e tij el emual ka thënë: Përsa i përket shlyerjes së borxhit të një të vdekuri apo të jepet për qefinosjen e tij, apo në ndërtimin e xhamive dhe hapjen e lumejve apo në gjëra të tjera të ngjashme që janë punë të mira, duhet ditur se Sufjani dhe banorët e Irakut e shumë dijetarë të tjerë janë të një mendimi se kjo nuk është e lejuar dhe zekati quhet sikur nuk është dhënë, kjo për faktin se ato që u përmendën nuk bëjnë pjesë në tetë kategoritë që meritojnë të marrin zekat.”

8- Udhëtarët e mbeur rrugëve:

Ibn Kethiri ka thënë: Të njejtat fjalë themi për udhëtarin e mbetur rrugëve, e në këtë rast është musafiri i cili ka dalë nga vendi i tij dhe nuk posedon me vete asgjë që e ndihmon në udhëtimin e tij. këtij njeriu i jepet nga pasuria e zekatit aq sa ti mjaftojë për të shkuar në vendin e tij edhe nëse posedon pasuri.

I njetë është gjykimi edhe për atë që don të ndërmarrë një udhëtim nga vendi i tij dhe nuk posedon asgjë, këtij njeriu i jepet nga zekati aq sa t’i mjaftojë në shukarjen dhe kthimin nga udhëtimi. Argument për këtë është ajeti që sollëm më parë si dhe hadithi i transmetuar nga ebu Daudi e që është përmendur më parë.

 

Marrë shkurtimisht nga “Meusuatu el mujeserah”: 3/102-122

me autor Husejn el Auajsha

Përktheu Fatjon Çorapi


[1] Suretu Teube 60.

[2] “Fikhu Suneh” (1/383).

[3] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi etj. Ndërsa Shejhu ynë e ka quajtur hadith të saktë në el Irva me nr 877.

[4] Transmeton Buhariu me nr 1479, Muslimi me nr 1039.

[5] Transmeton Muslimi (7/179).

[6] Transmeton Muslimi 1072.

[7] Transmeton Ebu Daudi, ndërsa Shejh Albani në el mishkat pohon se senedi i ketij hadithi është i saktë.

[8] Transmeton Buhamriu 27, Muslimi 150.