Kuptimi i një hadithi

January 16, 2025

Sufjan (ibën Ujejne) transmeton nga Abdullah ibën Dinar, i cili tha se e ka dëgjuar Abdullah ibën Umerin duke thënë:
“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ndaloi shitjen e velasë ose dhurimin e saj”.

📚 Ky hadith gjendet në “Musned” të Imam Ahmedit, vëll. 2, fq. 9. Zinxhiri i këtij hadithi është i saktë sipas kushteve të vendosura nga Buhariu dhe Muslimi.

📋 Sqarim:

Kur një person lironte një skllav ai bëhej i afërm (në një kuptim të kufizuar të fjalës) i personit që e liroi atë. Kjo marrëdhënie afërsie quhet vela. Kur skllevërit lirohen, një marrëdhënie e veçantë e quajtur vela fillon të ekzistojë midis zotërisë së mëparshëm dhe skllavit të liruar. Përveç ndjenjave të besnikërisë dhe mbështetjes që nënkupton termi, dhe që janë kaq të rëndësishme në një shoqëri që është e organizuar në grupe farefisnore, velaja mund të jetë edhe financiarisht e rëndësishme. Në bazë të aktit të tij të lirimit zotëria fiton të drejtën për të trashëguar nga i liruari i tij, nëse ky i fundit vdes pa trashëgimtar gjaku.
Megjithatë, statusi i velasë nuk ishte si një mall pronësie për t’u blerë apo shitur apo dhënë si dhuratë, por ishte e ngjashme me një marrëdhënie familjare që ishte e patjetërsueshme. Profeti salAllahu alejhi ve sel-lem tregoi se velaja i përkiste personit që kishte liruar, dhe e ndaloi shitjen e këtij statusi ose dhënien si dhuratë ndaj dikujt tjetër.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...