Fjala ‘’i adhuruar’’ (idhull, zot) është përdorur edhe për pasionin që ndiqet nga njeriu. Allahu i Madhëruar ka thënë: ‘’A e ke parë atë i cili e bëri pasionin e tij të adhuruar (zot) të tijin!’’ | El Xhathijeh: 23
Katadeja ka thënë: ‘’Ky është ai njeri i cili sa herë që dëshiron diçka e bën atë, nuk e frenon atë as ndershmëria e as devotshmëria.’’
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ‘’U poshtëroftë robi i dinarit, u poshtëroftë robi i derhemit, u poshtëroftë robi i pelerinës, u poshtëroftë robi i mantelit! U poshtëroftë e më keq u bëftë e halli kurrë mos iu plotësoftë!”
Kjo dëshmon se ai që është i apasionuar pas diçkaje dhe i nënshtruar ndaj saj në një mënyrë që ajo është kthyer në qëllimin dhe pikësynimin e tij kryesor, duke u miqësuar dhe armiqësuar me të tjerët për hir të saj, padyshim që ky njeri konsiderohet si rob i saj dhe ajo konsiderohet si idhull dhe zot i tij. Për këtë dëshmon gjithashtu fakti se Allahu e ka cilësuar bindjen ndaj djallit në mëkat si adhurim ndaj djallit, dhe në lidhje me këtë Ai ka thënë: ‘’A nuk ju pata porositur o bij të Ademit që të mos e adhuroni djallin?’’ | Jasin: 60.
Gjithashtu, duke cituar fjalët e mikut të Tij Ibrahimit alejhi selam drejtuar babait të tij, ka thënë: ‘’O ati im, mos e adhuro djallin! Padyshim se djalli është i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.’’ | Merjem: 44.
Marrë nga libri: “Fjala e sinqeritetit”.
Përktheu: Rexhep Milaqi
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve
- A kthehet shpirti i të vdekurit tek familja dhe tek shtëpia e tij? Udha e Besimtarëve