Kur shkrimi bëhet adhurim

May 5, 2026

📜 ​”Kur shkrimi bëhet adhurim: Përmbyllja e librave në kohë të bekuara.”

Procesi i shkrimit dhe hulumtimit tek dijetarët nuk ishte thjesht një punë intelektuale, por një akt i lartë adhurimi. Ata nuk shihnin ndarje mes festës, adhurimit dhe penës. Për ta, përfundimi i një libri ishte “kurbani” dhe “festa” e tyre më e madhe.

​✍ Shtatë dëshmi mahnitëse

Në kohën kur njerëzit garonin drejt sofrave të gëzimit dhe i përkushtoheshin adhurimit në sezonet e vlefshme, kishte burra që festën e kthenin në mjet shkrimi, natën e Kadrit në tryezë kërkimi, dhe ditën ekurbanit duke përmbyllur vepra voluminoze.

Ata nuk e shihnin dijen si rivale të adhurimit, por si majën dhe formën më fisnike të tij. Kështu ata bashkuan kënaqësinë e adhurimit me kënaqësinë e penës në të njëjtën kohë.

1- ​Hafidh el Mizi (v. 742 h): Përfundoi veprën e tij gjigante “Tehdhib el kemal” ditën e Kurban Bajramit, në vitin 712 h. Edhe në festë, ai ishte i zhytur në dije dhe shkrim.

2- ​Ibën Kajimi (v. 751 h): Për veprën “Tehdhib Sunen Ebi Daud” punoi katër muaj. Përfundimi i kësaj vepre u bë në Hixhr (pranë Qabes), nën Mizab (manteun e shiut të Qabes), kur ai ishte vetëm 41 vjeç.

3- ​Ibën el Xhezeriu (v. 833 h): Për librin e tij “Et temhid fi ilm et-texhvid” tha: “Shkrimin e këtij libri e përfundova në pjesën e fundit të natës, kur zbret Allahu i Lartësuar.”

4- ​Ibën Haxheri (v. 852 h): Në mbyllje të veprës “Tehdhib et-tehdhib” shkroi: “E përfundova atë në Ditën e Kurbanit.”

5- ​Es Sujuti (v. 911 h) tregon: Mbarova kopjen përfundimtare të tefsirit “Ed-durr el menthur” ditën e Fitër Bajramit, në vitin 898 h.”

6- ​Katib Çelebi (v. 1067 h): Veprën “Sul-lem el usul ila tabaqat el fuhul” e përfundoi në Natën e Kadrit të vitit 1053 h (edhe pse përcaktimi i saktë i natës së Kadrit është i diskutueshëm, ai mund t’i jetë referuar natës së 27-të sipas mendimit të përhapur tek muslimanët).

7- ​El Mekarri (v. 1041 h): Përfundoi librin e tij të famshëm “Nafh et-tijb” në mbrëmjen e natës së 27-të të Ramazanit, në Kajron e mbrojtur.

​Shikoni pra sesi këta njerëz i pritën sezonet më fisnike me adhurimet më fisnike: dijen si kërkim, dhe shkrimin si akt përkushtimi! Ata shijuan një mirësi që e njohin vetëm ata që e kanë provuar, dhe një kënaqësi që pena e ka të vështirë ta përshkruajë.

 

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...