Kur do triumfojnë muslimanët?
Do triumfojnë atëherë kur të zbatojnë Librin e Allahut (Kuranin) dhe të ndjekin sunetin (rrugën e Profetit paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të).
Allahu i lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Nëse ju e ndihmoni Allahun (ndiqni Kuranin dhe sunetin) Ai do t’ju ndihmojë juve, dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” |Surja Muhamed: 7|
Profeti, Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë: “Do të vazhdojë gjithmonë një grup nga populli im të jetë i ndihmuar nga Allahu (ngaqë janë ndjekës të Kuranit dhe sunetit).” Hadith i saktë. E transmeton Ibën Maxheh.
Marrë nga libri: “Besimi i çdo muslimani”.
Autori: Muhamed Xhemil Zejno
Anis Agovi
Të Ngjashme
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi
- Festat joislame – Dita e 1 Majit Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e lutjes së pranuar Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi