I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “O djalosh! Kur të ushqehesh thuaj ‘Bismilah’, ushqehu me dorën e djathtë dhe ha para vetes tënde.”
Shejh Albani thotë: Nga ky hadith mësojmë se prej sunetit gjatë të ushqyerit është të themi vetëm Bismilah. Këtë që thamë e pohon hadithi i Aishes se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju ushqehet, le të thotë ‘Bismilah’, e nëse harron ta thotë në fillim të ushqimit, atëherë le të thotë: ‘Bismilah fi euelihi ue ahirihi’ [në emër të Allahut në fillim dhe në mbarim të ushqimit].”
Hafidh bin Haxher thotë: Sa i përket fjalës së Neveviut në librin “El edhker” që thotë: Mënyra si të fillojë ushqimin është shumë e nevojshme të dihet, dhe më e mira është të thotë: ‘Bismilahi Rrahmani Rrahijm’. Nëse thotë vetëm ‘Bismilah’, kjo i mjafton dhe ka zbatuar sunetin. Them (Ibn Haxheri): Për këtë që tha Neveviu nuk kam gjetur ndonjë argument të veçantë.
Them (Shejh Albani): S’ka më mirë se suneti i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e siç dihet udhëzimi më i mirë është udhëzimi i tij. Përderisa nuk është saktësuar përveç ‘Bismilahi në fillim të ushqimit, atëherë nuk lejohet të shtojmë diçka tjetër. Nëse shtojmë diçka, kjo bie ndesh me atë që u përmend në hadith. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. [“Vargu i haditheve të sakta”]
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: hadith
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kuptimi i sinqeritetit te selefët Dr. Behar Hyseni
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi