Kush arrin nga namazi një rekat ai e ka arritur namazin

March 29, 2017

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush arrin nga namazi një rekat ai e ka arritur namazin.”

Hadith autentik me nr. 524.

Transmeton Buhariu 580, Muslimi 607, Ebu Daudi 1121, Ibën Maxhe 1122, Nesaiu 552-556 dhe në “Tuhfeh” 15143.

Ebu Musa Tirmidhiu -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: Ky hadith është hasen sahih dhe punohet me të te shumica e dijetarëve nga shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Kanë thënë: “Kush arrin një rekat nga namazi i xhumasë ai fal dhe një rekat tjetër. Dhe kush e arrin imamin ulur (në teshehud) ai fal katër rekate (namazin e drekës).”

Kjo është fjala e Sufjan eth-Theurit, Ibën el-Mubarakut, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut.

 

Marrë nga libri: “El-Xhamiul-Kebir Sunenu et-Tirmidhi”.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...