Kush e bën traditë një vepër të mirë apo një vepër të keqe

April 18, 2017

Na ka treguar Muhamed bin Abdilmelik bin Ebi esh-Sheuarib se ka thënë: Na ka treguar Ebu Auaneh se ka thënë: Na ka treguar Abdulmelik bin Umejr nga El-Mundhir bin Xherir nga babai i tij se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush bën një sunet të mirë (rrugë që pasohet) dhe njerëzit punojnë me të, atij i takon shpërblimi i atij suneti dhe shpërblimi i çdokujt që punon me të duke mos u pakësuar atyre asgjë nga shpërblimet. Dhe kush bën (përhap) një vepër të keqe dhe njerëzit punojnë me të, atij i takon mëkati i saj dhe mëkati i çdokujt që punon me të duke mos pakësuar asgjë prej mëkateve të tyre.”[1]177/203 (Sahih)

178/204 (Sahih) Na ka treguar Abduluarith bin Abdissamed bin Abdiluerith nga babai i tij se ka thënë: Më ka treguar babai im nga Ejubi, nga Muhamed bin Sirin, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: Erdhi një burrë te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i inkurajoi (nxiti) njerëzit që t’i jepnin lëmoshë atij. Njëri tha: Unë kam këtë dhe atë. Tha: Nuk mbeti njeri nga të pranishmit në tubim veçse i dhanë lëmoshë atij qoftë pak apo shumë (sipas mundësisë). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kush vepron një sunet të mirë i cili veprohet nga njerëzit, atij i takon shpërblimi i plotë dhe shpërblimet e atyre që punojnë me të duke mos pakësuar asgjë prej shpërblimeve të tyre. E kush vepron një të keqe dhe njerëzit veprojnë me të, atij i takon mëkati i asaj vepre të plotë dhe i atyre që veprojnë me të duke mos pakësuar asgjë prej mëkateve të tyre.”[2]

179/205 (Sahih ligajrihi) Na ka treguar Isa bin Hamad el-Ensarij se ka thënë: Na ka njoftuar Lejth bin Sad nga Jezid bin Ebi Habib, nga Sad bin Sinan nga Enes bin Malik radijAllahu anhu, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Çdo thirrës i cili i fton njerëzit në humbje dhe pasohet, do të ketë një barrë të mëkatit të barabartë me atë të atyre që e pasojnë atë duke mos pakësuar asgjë prej mëkatit të tyre. Dhe çdo thirrës i cili i fton njerëzit në udhëzimin e vërtetë dhe pasohet, do të ketë një shpërblim të barabartë me atë të atyre që e pasojnë duke mos pakësuar asgjë prej shpërblimeve të tyre.”[3]

180/206 (Sahih) Na ka treguar Ebu Meruan Muhamed bin Uthman el-Uthmanij se ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz bin Ebi Hazim nga El-Ala bin Abdurrahman nga babai i tij, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fton në udhëzim do të ketë një shpërblim të barabartë me atë të atyre që e pasojnë, duke mos pakësuar asgjë prej shpërblimeve të tyre. E kush fton për në humbje do të ketë një barrë të mëkatit të barabartë me atë të atyre që e pasojnë, duke mos pakësuar kjo asgjë prej mëkateve të tyre.”[4]

181/207. (Sahih ligajrihi)[5] Na ka treguar Muhamed bin Jahja se ka thënë: Na ka treguar Ebu Nuajmi se ka thënë: Na ka treguar Ismail Ebu Israil nga El-Hakemi, nga Ebu Xhuhajfeh se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush vepron një sunet të mirë me të cilin punohet pas tij, ai do të ketë shpërblimin e tij (sunetit) dhe të atyre që punojnë me të, duke mos pakësuar asgjë prej shpërblimeve të tyre. Dhe kush vepron një të keqe me të cilën punohet pas tij, ai do të ketë mëkatin e asaj të keqje dhe të atyre që punojnë me të, duke mos pakësuar asgjë prej mëkateve të tyre.”[6]

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————————–

[1] Muslimi 1017, Nesaiu 2554, “Ahkamul-Xhenaiz” 178, “Et-Tealik er-Ragib” 1/47 dhe “Tuhfeh” 3232.

[2] Muslimi 2674, Ebu Daudi 4609, Tirmidhiu 2674, “Et-Tealik er-Ragib” 1/48 dhe “Tuhfeh” 14443.

[3] Tirmidhiu 3228 dhe “Tuhfeh” 851.

[4] Muslimi 2674, “Es-Sahihah” 865, “Dhilalul-Xhenneh” 113 dhe “Tuhfeh” 14038.

[5] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman Allahu e ruajt është hasen sahih.

[6] “Et-Tealik er-Ragib” 1/48 dhe “Tuhfeh” 11800.

Loading...