Pyetësi thotë: Hadithi: “Kush fal pas namazit të akshamit njëzet rekate, atij i ndërtohet një shtëpi në xhenet” a është hadith autentik?
Shejh Muhamed bin Abdullah es-Sebil (Allahu e mëshiroftë!): Ky hadith është i dobët (daif). Por, transmetohen hadithe autentike në lidhje me mirësinë e namazit ndërmjet akshamit dhe jacisë. Ka përmendur Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) në “Tefsirin” e tij nga Enes bin Malik dhe Ebi el Alijeh radijAllahu anhuma në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe ishin (prej atyre) që flinin pak natën” se kanë thënë: Bëhet fjalë për namazin ndërmjet akshamit dhe jacisë. Allahu e di më së miri!
Fetaua ue Rasail Mukhtarah
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi