Pyetja nr. 2376: Kush i ka emërtuar suret e Kuranit, Profeti (salallahu alejhi ue selem) apo dikush tjetër?
Përgjigje: Nuk dimë të ketë ndonjë tekst nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) që të argumentojë për emërtimin e të gjitha sureve. Janë transmetuar disa hadithe të sakta të cilat tregojnë për emërtimin e disa sureve nga Profeti (salallahu alejhi ue selem), si p.sh. surja El Bekare dhe Ali Imran.
Ndërsa suret e tjera më së shumti janë emërtuar nga sahabët (shokët e Profetit).
Komisioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike:
Abdulaziz bin Baz
Abdurrezak Afifi
Abdullah Gudejan
Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Udha e Besimtarëve
- Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve