Imam El Berbehari tregon se Malik bin Enes ka thënë: “Kush kapet fort pas Sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët edhe nëse në punët e tij ka mangësi.”
Komentimi:
Shejh Salih el Feuzani thotë: Fjala e imam Malik bin Enesit: “Kush kapet fort pas Sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët”. Kjo do të thotë se kushdo që kapet fort pas Sunetit të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me dije, me punë dhe besim dhe vdes në të, dhe shokët e të Dërguarit të Allahut janë të qetë prej gjuhës së tij duke mos hedhur baltë mbi ta apo mbi ndonjërin prej tyre, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vëpërmirët. Ai i është bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë mirësi të madhe: me Pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të mirët. Eh sa shokë të mirë janë ata!” | En Nisa: 69.
Fjala e tij: “… dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij”, ka kuptimin që nuk i nënçmon, nuk ua ul vlerën dhe nuk hedh baltë mbi ta. Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë të cilët kanë besuar para nesh, dhe mos lejo që të ketë asnjë të keqe në zemrat tona ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” | El Hashr: 10.
Shejhul Islam Ibën Tejmije në librin “El akidetu el uesitijjeh” ka thënë: “Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është se zemrat dhe gjuhët e tyre janë të pastra në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Pastaj ai përmendi ajetin: “Edhe ata që erdhën pas tyre thonë: O Zoti ynë, falna ne”, kjo është pastëria e gjuhëve. “… dhe vëllezërit tanë të cilët kanë besuar para nesh, dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve”, ndërsa kjo është pastërtia e zemrave për shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Përktheu: Unejs Sheme
Marrë nga libri: “Sherh es sunneh”
Autor: Imam El Berbehari, me shpjegimin e dijetarëve Salih el Feuzan, Ahmed en Nehmi dhe Abdulaziz er Rahihij.
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve