(Sahih ligajrihi 182/209.)[1] Na ka treguar Ebu Bekr bin ebi Shejbeh nga Zejd bin el-Hubab nga Kethir bin Abdilah bin Amër bin Auf el-Muzenijju se ka thënë: Më ka treguar babai im nga gjyshi se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që ringjall një sunet nga suneti im dhe njerëzit punojnë me të, do ketë një shpërblim të barabartë me atë të atyre që veprojnë me të duke mos pakësuar asgjë prej shpërblimeve të tyre. Dhe kushdo që shpik ndonjë bidat me të cilin punohet, ai do të ketë barrën e mëkateve të njëjtë me të atyre që veprojnë me të duke mos pakësuar asgjë nga mëkati i atyre që punojnë me të.”[2]
Tema: Vlera e mësimit të Kuranit dhe t’ua mësosh atë të tjerëve.
183/211 (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar nga Jahja bin Seid el-Katani nga Shubeh dhe Sufjani, nga Alkameh bin Merthed nga Sad bin Ubejdeh nga Ebu Abdurrahman es-Sulemij, nga Uthman bin Afan radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më i miri nga ju” – ndërsa Sufjani ka thënë: “Më i vlefshmi nga ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë edhe të tjerëve.”[3]
183/212 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Uekiu nga Sufjani nga Alkameh bin Merthed, nga Ebu Abdurrahman es-Sulemij nga Uthman bin Afan radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më i vlefshmi nga ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë edhe të tjerëve.”[4]
184/213 (Sahih ligajrihi)[5] Na ka treguar Ez’her bin Meruan nga El-Harith bin Nebhan nga Asim bin Behdeleh, nga Musab bin Sad nga babai i tij se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më i miri nga ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë edhe të tjerëve.” Tha: “Më mori prej dore, më uli (në tubimin ku mësohej Kurani) dhe fillova të lexoj (mësoj Kuran).”[6]
185/214 (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar dhe Muhamed bin el-Muthena nga Jahja bin Seid, nga Shubeh nga Katadeh nga Enes bin Malik, nga Ebi Musa el-Eshari radijAllahu anhu nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuran është si shembulli i qitros, era dhe shija e saj është e mirë. Ndërsa shembulli i besimtarit që nuk lexon Kuran është si shembulli i hurmës arabe, shija e saj është e ëmbël por ajo nuk ka erë. Ndërsa shembulli i hipokritit që e lexon Kuranin është si shembulli i borzilokut, era e tij është e mirë por ka një shije të hidhur. Ndërsa shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i kungullit i cili ka shije të hidhur dhe nuk ka erë.”[7]
186/215 (Sahih) Na ka treguar Bekr bin Khalef Ebu Bishr nga Abdurrahman bin Mehdij nga Abdurrahman bin Budejl nga babai i tij, nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë Allahu ka të afërmit e Tij nga njerëzit. Thanë: O i Dërguari i Allahut! Kush janë ata? Tha: Ata janë lexuesit (memorizuesit) e Kuranit (që e lexojnë dhe punojnë me të), njerëzit (të dashurit) e Allahut dhe ata që janë më afër Tij.”[8]
187/218. (Sahih) Na ka treguar Ebu Meruan Muhamed bin Uthman el-Uthmaniju nga Ibrahim bin Sad nga Ibën Shihab, nga Amir bin Uathileh Ebi et-Tufejl se: Nafi bin Abdulharith takoi Umer bin el-Khatabin në Usfan, ndërsa Umeri e kishte caktuar atë si guvernator në Meke. Umeri i tha: Cilin ke emëruar si zëvendës për popullin e luginës? Tha: U kam lënë Ibën Ebza. Tha (Umeri): Kush është Ibën Ebza? Tha: Është njëri nga robërit tanë të liruar. Tha (Umeri): U ke lënë si zëvendës një rob të liruar? Tha: Ai ka njohuri të madhe rreth Librit të Allahut, është i ditur në lidhje me çështjet e trashëgimisë dhe është gjykatës. Umeri tha: Me të vërtetë Profeti juaj sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë Allahu me këtë Libër i ngre disa njerëz dhe i ul të tjerët.”[9]
Përktheu: Unejs Sheme
——————————————————————–
[1] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman, Allahu e ruajt, është sahih me hadithin para tij.
[2] Tirmidhiu 2677 dhe “Tuhfeh” 10776.
[3] Buhariu 5027, Ebu Daudi 1452, Tirmidhiu 2907, “Er-Rauda en-Nedir” 55, “Es-Sahihah” 1173, “Et-Tealik er-Ragib” 2/205, “Sahihu Ebi Daud” 1306 dhe “Tuhfeh” 9813.
[4] “Tuhfeh” 9813.
[5] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman, Allahu e ruajt, është hadith hasen sahih.
[6] “Es-Sahihah” 1172 dhe “Tuhfeh” 3944.
[7] Buhariu 5020, Muslimi 797, Ebu Daudi 4830, Tirmidhiu 2865, Nesaiu 5038, “Et-Tealik er-Ragib” 2/206 dhe “Tuhfeh” 8981.
[8] “Et-Tealik er-Ragib” 2/210, “Ed-Daifeh” 1582 dhe “Tuhfeh” 241.
[9] Muslimi 817, “Es-Sahihah” 2239, “Tahrixhul-Mukhtarah” 230 dhe “Tuhfeh” 10479.