Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Prej shenjave të Kiametit janë; ngritja (humbja) e dijes, përhapja e injorancës, konsumimi i alkoolit dhe përhapja (shfaqja) e imoralitetit.”
Shejh Zejd el-Medkhalij, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka sqaruar se dituria fetare do të ngrihet në kohën e fundit. Kur të ngrihet (largohet) dituria fetare atëherë vendin e saj do ta zërë injoranca. Kur të largohet drita e dijes atëherë vendin e saj do ta zërë errësira e injorancës dhe humbjes. Pra, nuk ndriçohen mendjet, as zemrat dhe as toka me gjatësinë dhe gjerësinë e saj vetëm se me dituri fetare. E kur të ngrihet dituria fetare kjo do të ndodhë me marrjen (vdekjen) e dijetarëve, siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në sqarimin e ngritjes së diturisë: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk e merr diturinë duke e tërhequr atë nga njerëzit, por e merr duke marrë dijetarët derisa të mos lërë më asnjë dijetar. Atëherë njerëzit do marrin (për dijetarë dhe drejtues) disa injorantë. Ata pyeten e përgjigjen (japin fetva) pa dije dhe kështu humbasin veten dhe i humbasin edhe të tjerët.” E kjo patjetër që do të ndodhë sepse hadithi është prej mrekullive të Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Marrë nga libri: “Nuz’hetu el-karij fi sherhi kitabil-ilmi min sahihil-Buharij”.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Pyetje
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve