Pyetje: Në vendet tona i ftohti është shumë i ashpër, sidomos gjatë netëve të dimrit. Ne nuk posedojmë gaz për të lënë ndezur ngrohjen qëndrore, por kemi mundësi të ndezim sobat të cilat digjen me dru dhe me këtë arrijmë të ngrohim ambjentin ku jetojmë. A na lejohet ti lëmë ndezur gjatë natës? Sepse kam dëgjuar për këtë hadith: “Vërtet zjarri është armiku juaj, prandaj kur të flini, shuajeni atë.”
Përgjigje: Bauhriu, me nr 5624 dhe Muslimi me nr 2012 përcjellin nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: Shuajeni llambën (zjarrin) kur doni të flini, mbyllini dyert, mbyllni enët e ujit dhe mbuloni ushqimin dhe pijen.
Gjithashtu, Buhariu me nr 6294 dhe Muslimi 2106 përcjellin nga Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili thotë: U dogj një shtëpi në Medine gjatë natës dhe rastin e tyre ia treguan Profetit (alejhi salatu ues selam) ai tha: Vërtetë ky zjarr është armik për ju, prandaj kur të flini shuajeni atë.
Kurtubiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Në këto hadithe mësojmë se kur dikush e kalon natën në një shtëpi ku nuk ka tjetër njeri veç tij dhe aty ka zjarr, duhet ta shuajë atë para se flërë, ose të gjejë një formë (mënyrë) që e siguron atë nga pasojat (zjarri). [Fet’hul Bari (86/11)].
Urdhërimi për të fikur zjarrin para fjetjes, kuptohet në formë pëlqimi tek shumica e juristëve (dijetarëve të fikhut).
Në enciklopedinë e fikhut (3/323) thuhet: Tek shumica e dijetarëve, konsiderohet e pëlqyeshme që të fiken llambat (zjarri) para fjetjes, nga frika se mos ndodh ndonjë zjarr nga pakujdesia. Nëse ndodh shkujdesje, atëherë ndalohet diçka e tillë (që zjarri të lihet ndezur) dhe për këtë janë përcjellë hadithe të shuma që e pohojnë këtë ndalim.
Eshtë pyetur Komisioni i përhershëm i fetvave: Në hadithin e saktë që përcjell Buhariu, thuhet: Kur të hyjë akshami mblidhini fëmijët tuaj… po ashtu thuhet: “Fikini llambat (zjarret) tuaja.” Urdhëri në këtë hadith, a nënkupton obligueshmëri?
Komisioni i përhershëm: Urdhërat e transmetuar në hadith nënkuptojnë pëlqyeshmërinë dhe orientimin sipas shumicës së dijetarëve, siç e kanë pohuar shumë prej tyre, si ibn Muflih në “el furu” (1/132), Hafidh ibn Haxher në “Fet’hul Bari (87/11). Alahu e di më së miri.
Përktheu Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen