Lëshimi i rrobës nën kyçin e këmbës.
Pyetësi thotë: Cili është gjykimi i lëshimit të rrobës nën kyçin e këmbës pa mendjemadhësi?
Shejh Salih el-Feuzani, Allahu e ruajt: Lëshimi i rrobës nën kyçin e këmbës nuk lejohet, është e ndaluar dhe është prej mëkateve të mëdha. “Ajo që është nën kyçin e këmbëve është në zjarr”, siç ka thënë i Dërguari i sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E nëse lëshimi i rrobës bëhet me fodullëk atëherë dënimi është më i rëndë. Lëshimi i rrobës nën kyçin e këmbës është prej mëkateve të mëdha dhe ajo pjesë do jetë në zjarr, siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E nëse lëshimi i rrobës bëhet me mendjemadhësi, atëherë dënimi është më i rëndë; dënimi për lëshimin e rrobës dhe dënimi për mendjemadhësinë.
Përktheu: Unejs Sheme
https://www.youtube.com/watch?v=XEV_qE4ll40
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen