Llojet e sprovave dhe durimi ndaj tyre

October 12, 2023

LLOJET E SPROVAVE DHE DURIMI NDAJ TYRE

1- Paniku, uria dhe vrasja; Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me
uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde
durimtarëve.’’(Bekareh 155)

2- Lufta, Allahu i Madhëruar ka thënë:”Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen
konkretisht) luftëtarët dhe durimtarët nga mesi juaj’’(Muhamed 31) Pra, sprovimi me luftë
bëhet që të dihen konkretisht luftëtarët dhe ata që janë të durueshëm.

3- Nganjëherë Allahu e sprovon njeriun me sëmundje që të testojë durimin e tij dhe të dëgjojë lutjet e
tij; Allahu i Madhëruar ka thënë:’’Përkujto Ejubin kur thirri Zotin e tij:’’Më ka rënë e keqja, e Ti
je mëshiruesi më i madh!’’(Enbija 83)

4- Burgimi; është gjithashtu një nga llojet e sprovimit që të dijë Allahu konkretisht se kush bën durim
dhe kush nuk bën si në rastin e Jusufit,paqja qoftë mbi të, i cili qëndroi në burg për tetë vite me një
akuzë që prekte nderin e tij dhe në fund doli nga burgu i pafajshëm dhe i nderuar dhe u emërua
ministër.

5- Sprova e pasurisë dhe e fëmijëve; Allahu i Madhëruar ka thënë: “Padyshim pasuria dhe fëmijët
tuaj janë një sprovë’’ (Tegabun 15) Pasuria dhe fëmijët janë sprovë ngase Allahu e teston njeriun
për të ditur nëse do të jetë i aftë për të rritur fëmijët dhe për të dhënë zekatin e pasurisë.
Profeti,paqja qoftë mbi të,ka thënë: “Sa e mirë është pasuria e mirë për njeriun e mirë!’’
(Ahmedi)
Profeti,paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Kur vdes njeriu i ndërpriten punët përveç tri
gjërvae;lëmoshë e rrjedhëshme,dije e dobishme dhe fëmijë i mirë që lutet për të’’(Muslimi)

6- Lëndimi nga njerëzit; Profeti,paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Besimtari që përzihet me njerëzit
dhe duron ndaj lëndimeve të tyre,është më i mirë se besimtari që nuk përzihet me njerëzit
dhe që nuk duron ndaqj lëndimeve të tyre’’(Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu)

Të gjithë profetët janë lënduar nga populli i tyre dhe janë përgënjeshtruar. Janë ekspozuar ndaj
vrasjes dhe janë dëbuar nga vendi i tyre por ata bënë durim dhe në fund triumfuan. Allahu i
Madhëruar ka thënë: “Derisa të dërguarit gati e humbën shpresën (se do t'i besojë populli), dhe
menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve)
ndihma Jonë dhe Ne e shpëtuam atë që deshtëm.’’(Jusuf 110)
Në lidhje me Lukmanin e urtë, i cili këshillonte djalin e tij,Allahu i Madhëruar ka thënë: “O djali im, fale
namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet,
vërtet, këto janë nga çështjet më të pëlqyera.’’ (Lukman 17)

“Orientimi i Muslimanëve” Xhemil Zejno

Përktheu: Rexhep Milaqi

Dosje:

Loading...