Pyetje: A i lejohet gruas të prezantojë në dasëm nëse në të ndodhin disa prej gjërave të ndaluara siç është muzika, kërcimi dhe lakuriqësia? Dhe a është gjynahqar kujdestari (gruas) p.sh. bashkëshorti dhe babai (saj) nëse e lejojnë atë që të prezantojë në dasëm. Si është gjykimi kur ftesa për dasëm të vjen nga i afërmi dhe ekziston frika se nëse nuk i përgjigjesh ftesës të ndodhë ndërpreja e lidhjeve familjare? Ju lutem na jepni përgjigje. Allahu jua shpërbleftë!
Imam Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Elhamdulilah! Nëse dasma bëhet në këtë formë që u përmend në pyetje, atëherë nuk i lejohet personit që t’i përgjigjet ftesës. Vetëm nëse ka mundësi që ta largojë të keqen (që ndodh në dasëm), sepse në këtë rast e ka detyrë ta largojë atë.
E nëse ai është i pafuqishëm që ta largojë të keqen (apo të këqija që ndodhin në dasëm), në këtë rast nuk i lejohet atij asesi të prezantojë në këtë dasëm që përmbledh këto kundërshtime (ndalesa) ose një pjesë të tyre (ndalesave).
E nuk i lejohet askujt që ta lejojë gruan e tij, ose vajzën e tij ose ai që e ka nën kujdestari atë (gruan) që të prezantojë në këtë dasma. E nëse thotë: Kam frikë se mos ndodh mes meje dhe të afërme të mi ndonjë ftohje marrëdhëniesh dhe ndërprerje të lidhjeve farefisnore, ne themi: Le të ndodhi kjo, sepse vetë ata derisa kundërshtuar Allahun e Lartësuar duke mëkatuar ndaj tij në këto dasma që janë ngritur në këtë formë (të mbushur me ndalesa të shumta), në këtë moment, ata nuk kanë asnjë meritë që t’u përgjigjesh ftesë së tyre. E nëse ata ndërpresin lidhjet farefisnore mëkati bie mbi ta dhe jo mbi atë që bojkotoi këto dasma.
Nga fetaua e shejhut të nderuar në “Mexheleh ed dauah” nr. 1757
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz