Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë

March 12, 2015

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! [1]

Prej Tij ndihmë kërkojmë!

Falënderimi [2] i takon vetëm Allahut, Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të mëkateve. Tek Ai mbështetemi të na ruaj nga sherri i vetes sonë dhe të këqiat e punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e humb dhe atë që Allahu e humb [3] nuk ka kush e udhëzon. [4]

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër i cili meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, Një të vetëm dhe i pashoq. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Salavatet e Allahut qofshin për të dhe familjen e tij. [5] E në vazhdim!

Ky është një libër i shkurtër dhe përmbledhës në lidhje me jurisprudencën islame, në të cilin kam mbledhur mes çështjeve dhe argumentave. Jam përqëndruar dhe kam përgjedhur vetëm çështjet më të rëndësishme dhe që kanë më shumë dobi duke parë nevojën e madhe për këtë temë. Jam bazuar (dhe mjaftuar) vetëm tek teksti (Kuran ose Sunet) nëse gjykimi është i qartë në mënyrë që të jetë sa më i lehtë memorizimi dhe kuptimi i tij për fillestarët. Ngase dija është: “Njohja e të vërtetës me argumente”.

El Fikh: Njohja e dispozitave legjislative degëzore me argumentet e saj prej Kuranit, Sunetit, konsensusit (ixhmasë) dhe anlologjisë (kijasit) të saktë.

Jam përqëndruar (në këtë libër) te argumentet më të njohura nga frika e zgjatjes. Nëse për ndonjë çështje ka kundërshtim midis dijetarëve unë jam mjaftuar tek ajo fjalë që është e saktë tek mua duke pasuar argumentat legjislative (të sheriatit). [6]

Dispozitat janë pesë:

1. El Uaxhib – الواجب: Është ajo vepër për të cilin shpërblehet vepruesi i saj dhe dënohet ai që e lë (nuk e vepron). [7]

2. El Haram – الحرام: Është e kundërta e tij (vaxhibit). [8]

3. El Mekruh – المكروه: Është ajo vepër ku lënësi i saj shpërblehet dhe ai që e vepron nuk dënohet.

4. El Mesnun – المسنون: Është e kundërta e tij (e mekruhut).

5. El Mubah – المباح: Është ai ku veprimi ose mosbërja e tij janë të njëjtë.

Është detyrë për njeriun që ka arritur moshën e pjekurisë që të mësojë prej tij çdo gjë për të cilën ai ka nevojë në adhurimet e tij, në marrëdhëniet me njerëzit etj. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën ia bën të kuptueshme fenë”. [9]

Temë

قال النبي بني الإسلام على خمس : شهادة أن لا إله إلا الله وأن محمداً رسول الله وإقام الصلاة ، وإيتاء الزكاة ، وحج البيت ، وصوم رمضان

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): Dëshmia se nuk ka të adhruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Alalhut, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryeja e haxhit në Qabe dhe agjërimi i muajit të Ramazanit”. Mutefekun alejhi [10]

Dëshmia “la ilahe il lAllah” d.m.th. Njeriu ta dijë dhe të besojë se askush nuk e meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut, Një i vetëm dhe i pashoq. [11] Kjo e obligon njeriun që të gjithë fenë (veprat e tij) t’ia përkushtojë me sinqeritet vetëm Allahut të Madhëruar.

Adhurimet e tij të dukshme [12] e të fshehta [13], të gjitha, të jenë vetëm për Allahun, Një e të vetëm dhe mos t’i shoqërojë asgjë Atij në të gjitha çështjet e fesë. Kjo është baza e fesë e të gjithë të dërguarve dhe pasuesve të tyre. Siç thotë Allahu Madhëruar:

( وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ )

Ne nuk kemi dërguar ndonjë të dërguar para teje vetëm se i kemi shpallur atij se nuk ka të adhruruar tjetër me të drejtë përveç Meje. Prandaj vetëm Mua më adhuroni [14]”. El Enbija, 25

Dëshmia “Muhamedi është i Dërguari i Allahut”: Njeriu të besojë se Allahu e dërgoi Muhamedin sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem tek të gjithë krijesat, njerëzit dhe xhinët [15], si përgëzues dhe qortues. Për t’i ftuar ata në njësimin e Allahut dhe bindjen ndaj tij, duke besuar ato që ai ka lajmëruar [16], duke vepruar ato që ai ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ndalesat e tij. Nuk ka lumturi dhe as shpëtim në dynja dhe botën Tjetër vetëm se duke besuar në të dhe duke i bindur atij.

Është detyrë që njeriu t’i jap përparësi dashurisë ndaj tij (Profetin alejhis selam) më shumë se dashuria ndaj vetes, fëmijëve dhe krejt njerëzve. Allahu e ndihmoi atë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) me shumë mrekullira që argumentojnë për dërgimin e tij si i Dërguar. Allahu i ka dhënë atij dije të plota dhe morale të larta. Feja e tij përfshin udhëzimin, mëshirën, të vërtetën dhe dobinië e dynjasë dhe botës tjetër. Shenja më e madhe e tij është Kurani i Ndershëm, në të cilin gjendet e vërteta, lajme të sakta, urdhra dhe ndalesa. Allahu e di më së miri!

Kapituli i pastërtisë

Përsa i përket namazit: Ai ka kushte që i paraprijnë atij [17]. Prej tyre është pastërtia. Siç ka thënë profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

قَالَ اَلنَّبِيُّ لَا يَقْبَلُ اَللَّهُ صَلَاةً بِغَيْرِ طَهُورٍ

Allahu nuk e pranon namazin pa qenë (njeriu) i pastër”. Mutefekun alejhi [18]

Kush nuk pastrohet prej papastërtisë së madhe [19] dhe të vogël [20] dhe prej ndytësive [21] ai nuk ka namaz (namazi i tij nuk pranohet).

Tema: Ujërat

Pastërtia është dy llojesh: E para: Me ujë, e kjo është origjina [22]. Cdo ujë që zbret nga qielli apo del prej tokës ai është i pastër (dhe pastrues) me anë të së cilit pastrohesh prej el ahdethi-t dhe prej el ekhbathi-t edhe nësë ndryshon shija e tij, apo ngjyra e tij apo era e tij me diçka të pastër. Siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Uji është i pastër (dhe pastrues) dhe asgjë nuk e ndot atë”. E transmetojnë autorët e suneneve. Hadithi është autentik.

Nëse ndryshon ndonjë prej cilësive të tij me anë të papastërtisë, ai është i papastër dhe është detyrë largimi nga ai. [23]

Origjina tek gjërat është se ato janë të pastërta dhe të lejuara [24]. Nëse muslimani dyshon në papastërtinë e ujit, apo të rrobes, apo të tokës etj., ajo është e pastër. Po ashtu nëse ai është i sigurt në pastërtinë e tij dhe ka dyshim në e ka prishur apo jo, ai është i pastërt. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me personin që i dukej sikur ndjente diçka në namazin e tij: “Mos ta ndërpresë namazin derisa të dëgjojë zërin ose të ndjejë erën e saj”. Mutefekun alejhi.

Tema: Enët

Të gjitha enët janë të lejuara (për përdorim) përveç enëve të arit dhe argjenti dhe ato enë që kanë diçka prej tyre. Po ashtu dhe kur ena ka diçka të pakët nga argjendi në rast nevoje (për rregullim apo ngjitje) [25]. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

( لَا تَشْرَبُوا فِي آنِيَةِ اَلذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ, وَلَا تَأْكُلُوا فِي صِحَافِهَا فَإِنَّهَا لَهُمْ فِي اَلدُّنْيَا, وَلَكُمْ فِي اَلْآخِرَةِ )

Mos pini prej enëve të arit e të argjendit dhe mos hani në to. Ngase ato janë për ta (jobesimtarët) në këtë dynja dhe për ju në botën Tjetër”. Mutefekun alejhi. [26]

Tema
Pastrimi dhe edukata e kryerjes së nevojës

Është e pëlqyeshme kur të futesh në tualet të futesh me këmbën e majtë dhe të thuhet:

بسم الله اَللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ اَلْخُبْثِ وَالْخَبَائِثِ

Bismilah. Allahumme ini eudhu bike minel khubthi uel khabaith – Me emrin e Allahut. O Zoti im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde që të më ruash prej xhinëve meshkuj dhe femra!” Muttefekun alejhi

Kur del prej tualetit të dal me këmbën e djathtë dhe thotë:

غُفْرَانَكَ اَلْحَمْدُ لِلَّهِ اَلَّذِي أَذْهَبَ عَنِّي اَلْأَذَى وَعَافَانِي

Gufraneke.[27] Elhamdulilahi el ledhi edh’hebe anni el edha ue afaniO Zot më fal! Falënderuar qoftë Allahu, i Cili largoi nga unë të keqen dhe më mbrojti”. [28]

Menhexhus Salikin ue teudihul fikhi fid din

Autor: Shejh Abdurrahman es Sadij

Përktheu: Unejs Sheme

Fusnotat:

[1] Autori (Allahu e mëshiroftë!) e fillon librin e tij me “bismil-lah” duke pasur Kuranin dhe Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili letrat e tij i fillonte me “Me emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!”. Siç është dhe letra që ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia dëgoi Herakliut.

[2] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Autori (Allahu e mëshiroftë!) fillon me hutbetul haxheh (fjalimi i nevojës), e cila transmetohet në hadithin e Ibën Mesudit radijAllahu anhu, që e kanë transmetuar autorët e suneneve, nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sle-lem se ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush ka ndonjë nevojë, atëherë le të thotë: Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë…” Hadithi. Shih “Es Sahihah” (1/276) dhe “El Mishkah” (3149). Shumë prej dijetarëve i fillonin me këtë librat e tyre duke u bazuar në këtë hadith. Lejohet që të fillohet dhe me tjetër gjë përveç kësaj.

[3] Pra, atë që Allahu e udhëzon askush nuk mundet që ta humbë, kushdo qoftë ai. Kjo fjali e obligon njeriun që udhëzimin ta kërkojë vetëm nga Allahu duke zbatuar dhe shkaqet.

[4] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kjo është marrë prej fjalës së Allahut të Madhëruar: “Atë që e ka humbur Allahu, për të nuk ka udhëzues! Atë që Allahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë”. Ez Zumer, 36-37

[5] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Njerëzit janë ose të humbur ose të udhëzuar. Allahu Madhëruar na ka urdhëruar që t’i kërkojmë Atij udhëzim, në fjalën e Tij: “Udhëzona në rrugën e drejtë!” El Fatiha, 6. Dhe na ka paralajmëruar nga rruga e të humburve, të cilët janë të krishterët dhe të tjerët të ngjashëm me ta.

[6] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Në shumicën e rasteve ai (Allahu e mëshiroftë!) zgjedh atë fjalë që është e saktë te shejhul islam Ibën Tejmije.

[7] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Shembull për këtë është namazi. Thuhet: Namazi është vaxhib (obligim). Kush e vepron atë (fal namazin) ai shpërblehet nga Allahu, nëse qëllimi i tij është i saktë. Dhe kush e lë (nuk falet) ai meriton të dnëohet. E njëjta gjë është dhe me pastërtinë, zekatin, agjërimin dhe haxhin. Të gjitha këto janë obligime. Gjithashtu ka dhe obligime të tjera.

[8] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Pra, mosvepruesi i harameve shpërblehet ndërsa vepruesi dënohet. Shembull për këtë (haramin) është kamata, imoraliteti, muzika, përgojimi, thashethemet e gjëra të ngjashme.

[9] Buhariu (71) dhe Muslimi (1037) prej hadithit të Muauije bin Ebi Sufjan.

[10] Buhariu (8) dhe Muslimi (16) prej hadithit të Ibën Umerit radijAlalhu anhu.

[11] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Autori (Allahu e mëshiroftë!) fillon me dy dëshmitë duke i shpjeguar shkurtimisht, sepse tema ka të bëjë me jurisprudencën islame kurse dëshmitë kanë të bëjnë me akiden.

[12] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Siç është namazi, përmendja e Allahut (dhikri), zekati dhe lëmosha.

[13] Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Siç është agjërimi, frika, shpresa, dashuria dhe gjëra të ngjashme me këto.

[14] Ibnul Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Shumë here e kam dëgjuar nga shejhul islam Ibën Tejmije të thotë: “Vetëm ty të adhurojmë” largon syfaqësinë, ndërsa “dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” largon mendjemadhësinë”.

[15] Kush thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u dërgua vetëm për arabët, ai është jobesimtarë. Kush thotë se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk është i dërguar, ai është jobesimtarë.

[16] Ato gjëra për të cilat na ka treguar i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në sunetin autentik në lidhje me botën Tjetër, dënimin dhe sprovën e varrit, për dy engjëjt Munkeri dhe Nekiri që i vijnë të vdekurit në varr, e ulin atë dhe e pyesin, për ringjalljen, vendosjen e peshoreve, kalimi në urën e siratit, xheneti dhe zjarri (që gjenden të krijuara edhe tani) etj. Njeriu duhet t’i besojë se të gjitha këto janë të vërteta dhe do të ndodhin. Në dy librat e saktë të hadithit (Buhariu 1338 dhe Muslimi 2870). transmetohet prej hadithit të Katades nga Enesi radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur i vdekuri vendoset në varrin e tij dhe shokët (të afërmit) e tij largohen, ai dëgjon zhurmën e nallaneve të tyre, i vijnë atij dy engjëj, e ulin atë dhe i thonë atij: “Çfarë thoje për këtë burrë, Muhamedin?” Besimtari thotë: “Dëshmoj se ai është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij.” Tha: I thonë: “Vështro tek vendi ytë në zjarr. Allahu ta zëvendësoi atë me një vend në xhenet.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Dhe ai i sheh të dy vendet.” Tha: “Ndërsa jobesimtarit dhe munafikut, engjëjt do i thonë atij: “Çfarë thoje për këtë burrë?” Thotë: “Nuk e di. Thoja atë që thonin dhe njerëzit.” I thonë atij: “Kurrë mos ta dishë.” Pastaj goditet me një çekan prej hekuri ndërmjet veshëve të tij dhe ulërin aq fort sa e dëgjojnë të gjithë përveç njerëzve dhe xhinëve.”Në një hadith tjetër te “Sahihu Ibën Hatim”thuhet: “I vijnë atij dy engjëj të zinj në të blujtë ku njërin e quajnë Munker dhe tjetrin Nekir.”

[17] Kushtet e namazit janë: 1. Qëllimi. 2. Pastrimi prej papastërtisë së vogël dhe asaj të madhe (me abdes apo gusul dhe në munges të ujit marrja e tejemumit). 3. Largimi i papastërtive (nga rrobat, trupi dhe vendi i faljes). 4. Hyrja e kohës. 5. Mbulimi i auretit. 6. Drejtimi kah Kibla.

[18] Muslimi (2240) prej hadithit të Ibën Umerit radijAllahu anhu. Këtë hadith nuk e transmeton Buhariu siç e përmend shejh Es sadij (Allahu e mëshiroftë!).

[19] Siç është xhunubllëku, menstruacionet dhe lehonia. Pastrimi nga këto bëhet me gusul (larjen).

[20] Siç është urina, nevoja dhe të gjitha gjërat që e prishin abdesin. Pastrimi i saj bëhet me marrjen abdes ose tejemum në raste ku mungon uji apo personi dëmtohet nga përdorimi i tij.

[21] Sepse largimi i saj është kusht për saktësimin e namazit. Pastrimi i saj bëhet me largimin e saj prej rrubes, trupit dhe tokës (vendit ku falesh).

[22] E dyta është tejemumi dhe do përmendet në temën përkatëse. Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Autori (Allahu e mëshiroftë!) është i mendim se uji ndahet në dy pjesë: I pastërt pastrues dhe i papastërt. Kufiri ndarës mes këtyre të dyjave është ndryshimi me anë të papastërtisë. Nëse uji nuk ndryshon me anë të papastërtisë ai është i pastërt pastrues. E nëse ndryshon me anë të papastërtisë ai është i papastërt.

[23] Dijetari i islamit Ibën Tejmie (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nëse uji përzihet me diçka të pistë, atëherë ai bëhet i pistë me aprovimin e të gjithë dijetarëve.” “Mexhmu’ul Fetaua” (21/30).

Ibnu el Mundhir (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Dijetarët kanë rënë dakord se nëse uji përzihet me diçka të pistë, saqë ia ndryshon atij shijen, ngjyrën apo erën, ai konsiderohet i pistë.”

Shejh Abdullah el Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Uji konsiderohet i papastër nëse ndryshon ndonjë prej cilësive të tij me anë të papastërtisë. Në këtë rast ai konsiderohet i papastër dhe është detyrë largimi prej tij. Nëse ndryshon me anë të së ngordhurës, apo ndryshon për shkak të urines, apo të gjakut, apo jashtëqitjes, apo alkoolit dhe çdo gjëje për të cilën është gjykuar se është e papastër, dhe shfaqet dukshëm në të (ujë) shija e saj papastërije, apo ngjyra e saj apo era e saj është detyrë largimi prej tij (uji).

Sh.p. Përsa i përket papastërtisë së alkoolit dijetarët kanë mendime të ndryshme. Në librin “Subulus Selam” (1/52) thuhet: “Gjërat në origjinë janë të pastra dhe nuk është e vërtetë se çdo gjë që është haram duhet të jetë edhe e pistë“. Në të vërtet, çdo gjë që është e pistë është haram dhe jo e kundërta. Imam Esh Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) thotë “Në lidhje me pijet dehëse s’ka asnjë argument që të vërtetojë se ato janë të papastra…” “Es Sejlul Xharrarr” (1/35)

[24] Shih “Subulus Selam” (1/52). Imam Esh Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) në librin “Es Sejlul Xherrarr” (1/43) ka thënë: “Kemi përmendur në fillim, kur kemi folur për kapitullin e pastërtisë, se “Gjërat në origjinë janë të pastra” dhe se nuk largohemi nga ky parim, derisa të kemi argument të qartë, të saktë, të vlefshëm për ta shpërngulur gjykimin. Nëse ne gjejmë argument, atëherë ashtu qoftë, mirëpo, nëse nuk kemi argument të saktë, atij që pretendon se është e pistë i themi: Ti je duke thëne se Allahu i Madhëruar e ka bërë të pastër këtë gjë, se duhet bërë çmos që ajo të largohet nga trupi dhe rroba e njeriut në çfarëdo lloj mënyre dhe se, nëse dikush falet duke e pasur këtë në rrobën e tij, namazi i tij nuk pranohet. Hajde, pra, sill argument për këtë që je duke thënë!”

[25] Transmeton Enesi radijAllahu anhu se: “Gota e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u thye dhe në vendin e thyerjes ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ngjiti një shirit prej argjendi”. E transmeton Buhariu.

[26] Buhariu në “Sahihun” e tij (9/554 me nr. 5426), (10/94 me nr. 5632), (10/96 me nr. 5633), (10/284 me nr. 5831) dhe (10/291 me nr. 5847), Muslimi në “Sahihun” e tij (3/1637-1638 me nr. 2067), Et Tirmidhij (4/299 me nr. 1878) dhe ka thënë: “Hadith hasenun sahih”, Ebu Daudi (4/112 me nr. 3723), Ibën Maxhe (2/1130 me nr. 3414), Ahmedi (5/385 me nr. 390, 396, 397, 398, 400, 404 dhe 408) dhe Ed Daramij (2/121). Transmetohet nga Umu Seleme radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që pi me enë prej argjendi, ai gurgullon në barkun e tij nga zjarri i xhehenemit”. Ky hadith është muttefekun alejhi.

Dijetarët kanë mendimi të ndyshme në lidhje me përdorimin e këtyre enëve për marrjen e abdesit, për larje (gusul) etj. Es Sanani, Esh Sheukani dhe shejh Ibën Uthejmini (Allahu i mëshiroftë!) janë të mendimit se lejohet përdorimi i tyre. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Lejohet përdorimit të enëve të arit dhe argjendit në gjëra të tjera përveç ngrënies dhe pirjes, sepse ndalimi ka të bëj vetëm me ngrënien dhe pirjen. Nëse përdorimi i këtyre enëve për gjëra të tjera përveç ngrënies dhe pirjes do të ishte e ndaluar, atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do e sqaronte derisa mos të mbetej asnjë paqartësi.” “Fet’hu dhil xhelali uel ikram” vëll. 1

[27] Bazuar në hadithin që transmeton Aisha radijAllahu anha dhe e ka saktësuar Hakimi dhe Ibën Hibani. E ka aprovuar Edh Dhehebiu.

[28] E ka bërë të dobët (daif) imam En Neveviu (Allahu e mëshiroftë!) në “El Mexhmuu” dhe shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “El Irvau”

Loading...