Mënyrat e faljes së namazit të teravisë

Mënyrat e faljes së namazit të teravisë.

 Shejh Husejn El Auajshe (Allahu e ruajt), nxënës i shejh Albanit, në lidhje me këtë çështje në librin e tij Enciklopedia e thjeshtuar e Fikhut”, thotë:

 “Një shpjegim për këtë namaz ka kaluar kur përmendëm namazin e vitrit dhe namazin e natës, ndaj tani po përmend shkurtimisht atë që ka shkruar shejhu ynë – Allahu e ruajtë – në librin “Kijamu Ramadan”.

Mënyra e parë: Namazi i teravive falet trembëdhjetë rekate duke i filluar me dy rekate të lehta, dhe ato më së shumti mund të jenë synetet e mbrapme të jacisë ose dy rekate të veçanta për çeljen e namazit të natës siç është lartpërmendur. Ai pastaj falte dy rekate shumë të gjata, pastaj dy rekate më pak të gjata se të parat, pastaj dy rekate më pak të gjata se dy rekatet e mëparshme, pastaj dy rekate më të shkurtra se dy të tjerat para tyre, pastaj dy rekate më të shkurtra se dy të tjerat para tyre dhe pastaj falte vitrin me një rekat.

Mënyra e dytë: Të falen trembëdhjetë rekate, tetë prej tyre duke dhënë selam në çdo dy rekate dhe pastaj të falë vitrin me pesë rekate duke mos dhënë selam veçse në rekatin e pestë.

Mënyra e tretë: Njëmbëdhjetë rekate duke dhënë selam mes çdo dy rekateve, dhe pastaj të falë vitrin me një rekat.

Mënyra e katërt: Njëmbëdhjetë rekate duke falur katër rekate me një selam, pastaj katër të tjera si ato dhe pastaj tre rekate.

A ulej Profeti (alejhi selam) në çdo dy rekate të katër rekateve apo tre rekateve? Nuk kemi gjetur ndonjë përgjigje të plotë për të, por ama ulja në tre rekate nuk është e ligjësuar.

Mënyra e pestë: Të falë njëmbëdhjetë rekate, tetë rekate prej tyre duke mos u ulur veçse në të tetin për të bërë teshehud, pastaj salavatet, pastaj ngrihet pa dhënë selam dhe fal një rekat vitër, pastaj jep selam dhe kështu bëhen nëntë rekate. Pastaj fal dy rekate ulur.

Mënyra e gjashtë: Të falë nëntë rekate, gjashtë prej tyre duke mos u ulur vetëm se në të gjashtin, pastaj bën teshehud dhe salavat, pastaj siç bëhet në mënyrën që kaloi.

Këto mënyra janë saktësuar nga Profeti (alejhi selam) me hadithe, por mund t’ju shtohen edhe mënyra të tjera duke pakësuar prej rekateve aq sa dëshiron, derisa mund të mjaftohet me një rekat të vetëm duke punuar me thënien e lartpërmendur: “Kush të dojë le t’a falë vitrin me pesë rekate, kush të dojë le ta falë me tre rekate, dhe kush të dojë t’a falë vitrin me një rekat.”

Këto pesë apo tre rekate nëse dëshiron mundet t’i falë me një ulje dhe një selam si në mënyrën e dytë, dhe nëse do jep selam në çdo dy rekate si në mënyrën e tretë dhe kjo është më e mirë.

Përsa i përket faljes me pesë apo tre rekate me ulje në çdo dy rekate pa selam, nuk kam parë të jetë vepruar nga Profeti (alejhi selam). Në origjinë lejohet, por meqënëse Profeti (alejhi selam) ka ndaluar nga falja e vitrit me tre rekate duke e arsyetuar me thënien e tij: “Mos e përngjasoni me namazin e akshamit”, atëherë patjetër ai i cili e fal vitrin me tre rekate duhet të largohet nga ky përngjasim. Kjo bëhet në dy mënyra:

E para: Duke dhënë selam mes rekateve çift dhe atij tek.

E dyta: Të mos ulet mes rekateve çift dhe tek. Allahu e di më së miri!

Shkëputur nga libri: Enciklopedia e Thjeshtuar e Fikhut

Përktheu: Teuta Xeka.