Pyetja 1) Shejh i nderuar: Lexova në një libërth një hadith në të cilin thuhej: “Merr nga Kurani ç’të duash për çfarë të duash“[1]. A është i saktë ky hadith? Na jepni përfitim në këtë çështje Allahu ju shpërbleftë.
Plus kësaj, ky kuptim i gjerë dhe përfshirës i këtij hadithi: “Merr nga Kurani ç’të duash për çfarë të duash” nuk është i saktë dhe nuk ka bazë në sheriatin islam. Psh: nëse unë ulem dhe qëndroj në shtëpinë time dhe nuk dal për të punuar në atë zanat apo punë që di të bëj dhe kërkoj nga Zoti im që të më zbresë furnizim nga qielli sepse po marr nga Kurani diçka për këtë qëllim! Kush mund ta thojë diçka të tillë?!! Kjo është fjalë e kotë dhe ndoshta një nga shpikjet e sufive dembelë, të cilëve u është bërë natyrë qëndrimi dhe moslëvizja në ato çfarë ata i quajnë “fortifikata“, qëndrojnë aty duke pritur tu vijë furnizimi i Allahut nëpërmjet njerëzve të cilët i vizitojnë. Duhet ditur se kjo nuk është në natyrën e muslimanit sepse Profeti salallahu alejhi ve selem i edukoi muslimanët që të jenë me vullnet të fortë dhe krenari në vetvete, duke thënë salallahu alejhi ve selem: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme, dora e sipërme është ajo që jep kurse dora e poshtme ajo që lyp“.[2] Me këtë rast do ishte me vend të them një histori që e kam lexuar rreth disa sufive dhe “zahidave” -nuk do e zgjas shumë se historitë e tyre janë të shumta dhe të çuditshme-: Thuhet se njëri prej tyre u nis udhëtar pa marrë me vete furnizim për udhëtim, erdhi puna saqë desh vdiq nga uria. Pa nga larg një fshat, u afrua atje dhe qëlloi të ishte ditë e xhuma. Sipas pretendimit të tij ky kishte dalur duke iu mbështetur Allahut, ndaj për të mos prishur mbështetjen e tij -të rreme- u fsheh që të mos e shihnin ata që ishin në xhami, u fut poshtë minberit që të mos zbulohej nga askush por në të njëjtën kohë kishte dëshirë që dikush ta zbulonte. Mbaroi hatibi hutben dhe ky person nuk u fal me xhematin!! Pasiqë e mbaroi imami hutben dhe namazin, filluan njerëzit të dalin nga dyert e xhamisë, saqë kur e ndjeu ky person se xhamia po boshatiset dhe atëherë do mbylleshin dyert dhe do mbeste i vetëm në xhami pa ushqim e pije, nuk kishte ç’të bënte tjetër veçse të kollitej që ta kuptonin të pranishmit se është dikush. Ca njerëz e kuptuan që është dikush dhe e gjetën personin i cili ishte shndërruar në një grumbull kockash nga uria dhe etja, e morën dhe e shpëtuan. Pastaj e pyetën: Kush je? Tha: Unë jam zahid që i jam mbështetur Allahut. Thanë: Si guxon të thuash që i je mbeshtetur Allahut në një kohë që për pak sa s’po vdisje nga uria?! Sikur të ishe vërtetë i mbështetur nuk do lypje dhe nuk do tërhiqje vëmendjen e njerëzve duke u kollitur, por do vdisje në gjynahun tënd. Ky pra është një shembull që tregon se ku të çon ky lloj hadithi: “Merr nga Kur’ani ç’të duash për çfarë të duash“. Shkurtimisht: Ky hadith është i pabazë.
Shkëputur nga libri: “Si duhet ta komentojmë Kuranin“
Kjo broshurë: “Si duhet ta komentojmë Kuranin Fisnik“, e cila në fakt në origjinën e saj është një grup pyetjesh të drejtuara shejhut Muhamed Nasirudin Albani, ku u inçizuan përgjigjet pastaj u hodhën në letër nga kaseta dhe iu paraqitën shejhut për ti rishikuar, i cili i lexoi dhe i bëri ca shtesa me dorën e tij. Shtëpia botuese el Mektebetul Islamijeh në Aman e pa të dobishme që ta botojë ashtuqë të përhapet përfitimi prej saj dhe të shpërndahet dija e shejhut, e të ketë shpërblim prej saj edhe në varrin e tij (Allahu e mëshiroftë).
Përktheu Shuajb Rexha
[1] Es-Silsiletu ed-Daifeh me nr 557
[2] Buhariu me nr 1429 dhe Muslimi me nr 1033
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij