SURJA EL MAUN
Mekase, 7 vargje.
Me emrin e Allahut, mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- A e ke parë atë që mohon ditën e llogarisë?
- Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët.
- dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit.
- Mjerë për ata të cilët kur falen,
- janë të pakujdesshëm për namazet,
- të cilët duan vetëm që të duken
- dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve (sendin më të vogël).
Kuptimet e ajeteve
Ibën Xherir et Taberi në librin “Xhamiu el bejan” ka thënë:
Fjala e Allahut: “A e ke parë?” është formë pyetëse e shoqëruar me mënyrën habitore.
Fjala e Allahut: “Atë që mohon ditën e llogarisë?” d.m.th. ditën e shpërblimit dhe të ringjalljes.
Fjala e Allahut: “Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët.” Katade ka thënë: Është për qëllim ai që i poshtëron dhe u bën padrejtësi atyre (jetimëve).
Fjala e Allahut: “Dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit.” Ibën Kethiri ka thënë: D.m.th. të varfërit që nuk posedon asgjë për të jetuar apo për tu mjaftuar.[1]
Fjala e Allahut: “Mjerë për ata të cilët kur falen janë të pakujdesshëm për namazet.”
Ibën Abasi ka thënë: Janë ata që e vonojnë namazin nga koha e tij (e caktuar).
Ibën Ebza ka thënë: Ata që e vonojnë namazin e detyrueshëm duke e lënë të dalë nga koha e caktuar.
Fjala e Allahut: “Janë të pakujdesshëm për namazet.” Muxhahidi ka thënë: Janë të hutuar ndaj tij.
Ndërsa Dahaku për ajetin: “Janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken.” Ka thënë: Janë për qëllim hipokritët..
Fjala e Allahut: “Dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.” Ibën Abasi ka thënë: Atë ndihmë me të cilën njerëzit ndihmohen mes veti, qoftë duke dhënë sopatën, enën, kovën, apo sende të ngjashme.
Çfarë përfitojmë nga këto ajete?
1-Pohimin e besimit në ringjalljen dhe në ditën e llogarisë.
2- Çdo zemër që është e zbrazur nga besimi në ditën e ringjalljes konsiderohet zemër e keqe dhe nuk posedon asnjë lloj vlere.
3-Qortimi i rëndë për ata që hanë pasurinë e jetimëve dhe i zbrapsin nga e drejta që u takon në formë nënçmimi dhe poshtërimi.
4-Qortimi i shoqëruar me kërcënim për ata që nuk tregohen të kujdeshshëm ndaj namazit, duke mos i kushtuar vëmendje se në çfarë kohe e falin dhe se një veprim i tillë konsiderohet prej shenjave të hipokrizisë.
5-Mosdhënia e ndihmës është cilësi e hipokritëve. Të ndalosh diçka për të cilën muslimanët kanë nevojë një njeri i tillë nuk është prej tyre, bazuar në hadithin ku Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që nuk interesohet për çështjet e muslimanëve, nuk është prej tyre.” E si qëndron puna me atë që nuk u jep diçka që konsiderohet vlerë për atë që e jep ndërsa nevojë për ata (që e marrin)?
Marrë nga libri: “Teufiku Rrahman fi durusi el Kuran”.
Autor: Fejsal bin AbdulAziz al Em Barek.
Dobitë në fund të komentit janë marrë nga libri “Ejser et tefasir” me autor Ebu Bekr el Xhezairi.
Përktheu: Fatjon Isufi
——————————————–
[1] “Tefsiru el Kuranil el adhijm” 4/554.
Dosje: Kurani
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi