SURJA EN NAS
Mekase, 6 vargje.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit!
- “Thuaj: Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve.
- Sundimtari i njerëzve.
- I Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve.
- Nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt).
- Që hedh dyshime në gjokset e njerëzve.
- (Qoftë ai djall) Prej xhindëve apo njerëzve!”
Komenti i përgjithshëm.
Ibën Kethiri ka thënë: Në këto vargje hasim në tri cilësi prej cilësive të Zotit që kanë të bëjnë me zotërimin (rububijen), sundimin (absolut) dhe të qënurin meritor në adhurim.
Pra Ai është Zotëruesi i gjithçkaje, Sunduesi dhe Ai që meriton të adhurohet. Çdo gjë është krijuar prej Tij, nën sundimin dhe nënshtrimin e Tij. Për këtë arsye Ai e urdhëroi atë që kërkon mbrojtje që t’i kërkojë pikërisht Atij që i posedon këto cilësi, me qëllim që ta mbrojë nga e keqja e vesveseve (cytjeve) që hedh shejtani e që është i preokupuar pas njeriut.
Çdo njeri ka një shoqërues (prej shejtanëve) i cili ia zbukuron gjërat e shëmtuara dhe nuk kursehet aspak për ta çuar në humbje. I ruajtur është vetëm Ai që Allahu e ka ruajtur (nga kurthet e shejtanit). “Tefsiri i Ibën Kethirit” 4/574.
Komenti i ajeteve.
Allahu i Lartësuar thotë: “E që hedh dyshime në gjokset e njerëzve.” | En Nas: 5.
Ibën Abasi ka thënë: Është për qëllim shejtani i cili është ngujuar tek zemra e birit të Ademit. Në monentin kur ai hutohet dhe shkujdeset shejtani fillon hedh vesvese (cytje), dhe në momentin kur ai kujton Allahun shejtani mblidhet dhe tërhiqet.
E përcjell Ibën Xherir et Taberi 30/35 me këtë kuptim si fjalë të Ibën Abasit, kështu e përcjell edhe Buhariu 3/335.
Ndërsa Katade ka thënë: Është për qëllim shejtani i cili hedh vesvese në kraharorin e njeriut, dhe në momentin kur ai përmend Allahun tërhiqet dhe mblidhet.
Begaviu duke e komentuar fjalën e Allahut që thotë: “E që hedh dyshime në gjokset e njerëzve.” | En Nas: 5, ka thënë:
“Hedh dyshime me fjalë të fshehta të cilat arrijnë në mendjen dhe në zemrën e tij pa u dëgjuar aspak.”
Allahu i Lartësuar thotë: “(Qoftë ai djall) Prej xhindëve apo njerëzve!” | En Nas: 6.
I cili depërton tek xhindi tjetër siç depërton tek njeriu, dhe e cyt xhindin ashtu sikurse cyt njeriun.
Kelbiu ka thënë: Fjala e Allahut që thotë “në gjokset e njerëzve.” | En Nas: 5.
Përmendja e njeriut në veçanti ka si qëllim atë që do të vijë më pas, e që në fakt përfshin dy krijesat xhindët dhe njerëzit.
Në këtë ajet xhindët janë përfshirë dhe janë përmendur si njerëz, ashtu sikurse janë përmendur në një ajet tjetër si burra. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga disa njerëz prej xhindëve, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime.” | El Xhin: 6.
Është thënë nga disa arabë: “Një popull prej xhindëve ishin dyndur tek njerëzit dhe njerëzit i kishin pyetur: Kush jeni ju? Ata thanë: Jemi ca njerëz prej xhindëve.” Ky është dhe mendimi i Fer’rasë.
Disa dijetarë kanë thënë: Është vërtetuar se cytjet që njeriu i bën njeriut janë njësoj si cytjet që shejtani i bën shejtanit. Prandaj cytjet i bëri si veprim që vijnë nga xhindët dhe njerëzit bashkë, siç është thënë në një ajet tjetër: “Kështu çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhindëve.” | El Enam: 112.
Allahu na urdhëron të kërkojmë mbrojtje nga e keqja e xhindëve dhe e njerëzve bashkë. “Mealim et tenzil” 4/518.
Disa të tjerë kanë thënë: Ashtu sikurse shejtani prej xhindëve ka raste që cyt dhe ka raste që tërhiqet (mblidhet), e njëjta gjë vlen të thuhet për shejtanin njeri i cili e shfaq veten si këshillues të cilit i vjen keq.
Ibën Abasi thotë: Erdhi një burrë tek Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, unë përshpëris në veten time disa gjëra, që po të hidhesha lart nga qielli do të ishte më e dashur për mua se t’i shfaqja ato. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, falënderimi i takon Allahut që e ktheu kurthin e tij vetëm në vesvese (cytje)!” E përcjell Ahmedi 1/235 dhe Ebu Daudi 5112, dhe hadithi është i saktë.
Çfarë mësojmë nga këto ajete?
- Domososhmërinë e kërkimit të mbrojtjes dhe mbështetjes tek Zoti i Lartësuar nga e keqja e shejtanëve xhindë dhe njerëz.
- Kuptojmë zotërimin absolut të Allahut dhe se Ai ka meritën për të qenë i adhuruar.
- Mësojmë mënyrën si të kërkojmë mbrojtje e që aludon në fjalën: Eudhu bil-lahi minesh shejtani rraxhim! (Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar!) Siç është sqaruar në sunetin e saktë profetik.
Në kohën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dy burra u grindën në xhaminë e Profetit pranë raudas së tij. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Unë e di një fjalë që nëse do ta thoshte ky person, zemërimi i tij do shuhej: Eudhu bil-lahi minesh shjtani rraxhim! (Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar!).” “Vargu i hadihteve të sakta” 7/888.
Marrë nga libri: “Teufiku Rrahman fi durusi el Kuran”.
Autor: Fejsal bin Abdul Aziz Al Em Barek.
Dobitë në fund të komentit janë marrë nga libri “Ejser et tefasir” me autor Ebu Bekr el Xhezairi.
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Kurani
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi