Mosmarrëveshjet ndërmjet selefijve janë pengesë nga rruga e Allahut

March 2, 2011

Nefsi urdhërues për të këqija dhe shejtani kanë gjetur tek vet selefijtë njerëz që shkatërrojnë shtëpinë e selefizmit duke qenë ndihmës të armiqve të saj; nga hizbijtë, nga aktivistët e rrymave të ndryshme, batinijtë etj. nën emërtimin e xhihadit. Kjo nuk është për tu çuditur, sepse xhihadi bashkëkohor iluzionar (i cili është totalisht në kundërshtim me selefizmin) e ka neglizhuar thirrjen tek besimi i saktë dhe tek adhurimi i sinqertë. Kjo në të vërtetë është etapa e parë e xhihadit real të ligjshëm me qëllimin për të lartësuar fjalën e Allahut, dhe njëkohësisht është dhe themeli më i rëndësishëm i selefizmit të vërtetë.

Gjithashtu, xhihadi bashkëkohor iluzionar bie ndesh me selefizmin në përdorimin e mjeteve dhe në mënyrave kriminale të urryera.
Nëse problemi do ishte vetëm tek xhihadistët bidatçij do kishim një situatë më pak të vështirë, sepse selefiu i vërtetë e njeh ligjin e Allahut dhe traditën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, qoftë në lidhje me thirrjen tek Allahu apo me luftën e ligjshme. Sepse ai nuk mund të mashtrohet nga pretenduesit e rremë të selefizmit dhe as nga lufta që zhvillojnë bidatçijtë. Problemi qëndron tek fakti se robi dhe shejtani kanë gjetur hapësirë të lirë tek thirrësit selefij, duke shkaktuar mosmarrëveshje dhe përplasje mes tyre.

Sheh sesi dikush nga nxënësit e dijes apo thirrësit gjen një gabim real apo të iluzionuar tek vëllai i tij nxënës dije, thirrës tek Allahu sipas menhexhit selefij dhe shkruan kundërpërgjigje ndaj tij, të cilën më pas ua shpërndan nxënësve të vegjël. Këta të fundit pozicionohen me njërën palë apo me tjetrën. Më pas ai që u akuzua kundërpërgjigjet, e ndoshta duke u shtyrë nga dëshira për hakmarrje më shumë sesa nga motivi moral dhe fetar. Në këtë mënyrë ata të dy dhe grupet përkrahëse të tyre i largohën diturisë, mësimdhënies dhe thirrjes, dhe angazhohen me përplasjet mes tyre. Ndërkohë që fitneja e internetit thotë: A ka më?!
Kush përfiton nga e gjithë kjo?! Sufiu, adhuruesi i varreve, batiniju, hizbiu, aktivistët e rrymave të devijuara etj. duke mos pasur nevojë të lodhen kundrejt selefijve sepse po merret me ta shejtani dhe tekat e veteve të tyre.

Unë s`kam pikën e dyshimit se të sprovuarit me këtë fitne humbëse dhe me të cilën po i sprovojnë dhe të tjerët, mendojnë dhe pretendojnë se janë duke vepruar mirë. Pretendojnë se po ngrenë lart të vërtetën dhe nuk duan të ngrenë vetet e tyre. Por unë nuk dyshoj aspak se ky pretendim i tyre është thjesht një mashtrim i vetvetes dhe i shejtanit. Nëse duan realisht të jenë në të drejtën le të veprojnë siç kanë vepruar dijetarët, që nga koha e sahabëve e deri në kohën tonë të përfaqësuar nga Ibën Bazi, Ibën Uthejmini etj. Pra, duke këshilluar dhe jo duke demaskuar të tërheqin vërejtjen nga gabimi por duke e mbuluar gabimtarin, sepse çdonjëri prej nesh është gabimtar.

Nëse Kurani do ishte i dikujt tjetër përveçse i Allahut, do gjenin në të kundërthënie të shumta (sepse natyra e njeriut është gabimtare dhe harraqe). Thirrësit i shtohen gabimet sa më shumë që i shtohen mësimet dhe shkrimet e tij, ndaj le të marrë prej nesh lutjen dhe bashkëpunimin në të mira e devotshmëri. Të mos e demoralizojmë me shigjetime dhe duke i penguar njerëzit nga përfitimi nga dituria dhe thirrja e tij selefije. Selefijtë janë të pakët sot (por do jenë më të shpërblyerit në ditën e gjykimit), ndaj le të jemi përkrahës të tyre dhe jo ndihmues të shejtanit me përkrahësit e tij kundra tyre (selefijve). Le ta përqëndrojmë mundin dhe kohën tonë për tu përballur me bidatçijtë dhe me thirrësit tek bidatet, qofshin aktivistë rrymash, hizbijinë, apo çfarëdolloj grupacioni.

Çudia nuk merr fund kur sheh një pjesë nga nxënësit e dijes fetare, thirrësit tek Allahu me dituri, se si gjurmojnë gabimet e dijetarëve të mëdhenj fetarë e në mënyrë specifike gabimet e thirrësve. Këto gabime i shndërruan në kafshatë për gojët e shkaktuesve të trazirave, të atyre që e kanë braktisur diturinë dhe davetin. Padyshim se kjo sjellje është pengesë nga rruga e Allahut. Allahu u dhëntë sukses të gjithëve për dituri të dobishme, për vepra të mira dhe thirrje për tek menhexhi profetik!

Shkroi: Sad el Husejn, në fund të vitit 1431 h.

Përktheu: Shuajb Rexha

Dosje:

Loading...