Muaji i Ramazanit ftesë për pendim

June 11, 2017

Muaji i Ramazanit, ftesë për pendim…

O njeri! Çfarë fitove duke qëndruar larg Zotit tënd?
Ramazani erdhi, flladi i besimit po fryn dhe mëshira e Allahut është shumë pranë teje, prandaj kthehu tek Allahu!

Kthehu me vullnet dhe pendim sa nuk je kthyer i mbartur mbi supe e i veshur me qefin!

Dera e pendimit është e hapur, hyrja është e lejuar, prandaj kthehu tek Zoti që të kënaqet me ty dhe të të falë mëkatet e tua!

Afrohu tek Allahu që të t`i kthejë të këqijat në të mira dhe të shkruhesh në listën e atyre që Allahu i do: “Vërtet, Allahu i do ata që pendohen.” (El Bekare: 222)

Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka dhe Ai e shkroi këtë në librin e Tij: “Mëshira Ime e tejkalon hidhërimin Tim.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi.)

A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë ajet ku Zoti të thërret duke të thënë: “O robërit e Mi që i keni bërë vetes padrejtësi me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Patjetër që Allahu i fal të gjitha gjynahet! Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Zumer: 53)

Eja, afrohu tek Allahu sepse Ai mëshiron dhe fal! “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Ta ha: 82)

Pendohu nga të këqijat që ke punuar dhe zotohu që kurrë nuk do t`u kthehesh atyre veprave të shëmtuara.

Shfrytëzoje këtë muaj për të hapur një faqe të re mbi të cilën do të shkruash:

O Zot, unë jam penduar!

Dosje: , ,

Loading...