– Pyetje: Jam një djalë 22 vjeçar. Kam kaluar shumë vite duke u përpjekur në shkrimin e historive imagjinare dhe e di se këtë pyetje e kam bërë përpara dhe kam pyetur vetë shpesh për shkrimin e historive imagjinare dhe legjendave dhe përgjigjet kanë qenë të ndryshme. Disa thonin se shkrimi i tyre është gënjeshtër e patjetër që duhet të eliminohen, disa të tjerë thoshin se nëse janë vetëm për argëtim, në të nuk ka shirk dhe njerëzit e dinë se ato janë gënjeshtra atëherë nuk ka problem. Kjo gjë më futi në dilemë dhe fillova të dyshoj në historitë që i shpikja se mos ishin frymëzim prej shejtanit. Kjo gjë më ka preokupuar shumë dhe nuk kam gjetur zgjidhje dhe shumë herë i lutem Allahut në namaz se nëse janë haram të mi harrojë këto dhe nëse janë hallall të më bekojë në to, të më shtohen në mendje dhe të filloj të shpik më shumë histori. Këto histori -për tjua shpjeguar më mirë- aty ka legjenda dhe krijesa përrallore dhe gjëra të ngjashme të këtij soji, ju lutem -Allahu ju bekoftë- të më jepni përgjigje për këtë çështje sepse jam shumë në dilemë sidomos kur shpikja e këtyre historive është dhuntia që unë posedoj dhe nuk kam mënyrë tjetër ndërmend për të fituar rrizkun në të ardhmen. Me këtë kam ndërtuar shumë ëndrra dhe kam bërë nedhër (kam premtuar) se atë që do fitoj prej saj -në dashtë Allahu- të jap në rrugë të Allahut, dua të them se qëllimi im nga gjithë këto histori nuk është vetëm se shpenzimi i asaj që fitoj në ndihmën e njerëzve.
Përgjigje(sektori i fetvave pranë www.islamweb.net):Falënderimi i takon Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Tij, dhe në vijim:
Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me gjykimin e historive fantastike në të cilat nuk ka haram apo gjë që të ftojë në haram, të pakësojë çështjen e fesë dhe të njerëzve të saj apo që të largojë sadopak shthurjen e prishjen dhe njerëzit që i veprojnë ato. Disa prej tyre mendojnë se është e papëlqyer dhe disa të tjerë mendojnë se lejohen nëse synimi është i lartë -si mësimi i shkencave, nxitja për një virtyt, nxitja për trimëri, sjellja e shembujve dhe qartësimi i gjykimit apo nëse në to ka dobi morale dhe sociale njësoj nëse personazhet janë njerëzit, kafshët apo sendet. Edukuesit i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë këto si p.sh Haririj në tregimet e tij supozon një personazh imagjinar dhe kuron me të një çështje të caktuar dhe kanë qenë të pranuara tek të gjithë -dijetarë e të tjerë.
Poetët në kohën e profetit -alejhi selam- në prezencën e profetit -alejhi selam- e çelnin poezinë e tyre me hyrje imagjinare -si poezia “U ndaSuada”- dhe nuk e ka kundërshtuar as profeti -alejhi selam- dhe as sahabët edhe pse këto hyrje tregojnë për gjëra të supozuara për ndarjen, largimin dhe kjo mund të mos i ketë ndodhur fare poetit.
Gjithashtu IbënMukaffa’ ka shkruar tregimin e Kelila dhe Dimna me personazhe kafshë dhe është pritur shumë mirë nga dijetarë dhe të tjerë.
Ndërsa nëse historia përmban gjëra të urryera apo për ti thurur lavdi një gjëje të pavlerë nuk ka kundërshtim se janë haram.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen