FJALA E TEUHIDIT
Na tregoni për fjalët e Teuhidit, dhe a ka vlera kjo fjalë?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: Fjala e teuhidit është (dëshmia) ‘La ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.’ Nuk ka dyshim se kjo fjalë është baza e Islamit.
Kjo fjalë ka shumë vlera madhështore. Allahu i Lartmadhëruar në lidhje me përshkrimin e njerëzve të devotshëm dhe vepërmirë, thotë: “Përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset…” El-Ahzab: 35.
Kjo është përmendur bashkë me cilësitë e tjera (të tyre). Allahu i Lartësuar thotë: “Për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” El-Ahzab: 35.
Dhe thotë i Lartësuari: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka shenja për ata që mendojnë. Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë, dhe që meditojnë në krijimin e qiejve dhe të tokës (duke thënë): O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto! Lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit!” Al-Imran: 190-191.
“Fetaua sualun alal-Hatif”, vëll. 1.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A mund ti agjëroj ditët që i kanë mbetur borxh një të afërmi që ka vdekur? Lexhnetu Daime
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Si ta lexojmë Kuranin? Udha e Besimtarëve