Namazi i Fitër Bajramit

July 4, 2016

Namazi i festës

Namazi i festës është detyrë sipas fjalës më të saktë të dijetarëve. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i urdhëroi njerëzit që të dalin për faljen e këtij namazi, madje dhe vajzat e vogla dhe gratë me menstruacione, në mënyrë që të marrin pjesë në këtë mirësi dhe në duatë e muslimanëve. Gratë me menstruacione qëndrojnë larg vendit të faljes së namazit të festave. Ky është medh’hebi i Ebu Hanifes, fjala e Shafiut dhe një prej dy fjalëve të Ahmedit. Këtë (mendim) ka zgjedhur shejhul islam Ibën Tejmije, shejh Albani dhe shejh Ibën Uthejmini.

Ku falet namazi i festave?

Sunet është që ky namaz të falet në namazgja (musal-la). Transmetohet nga Ebu Seidi radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dilte në namazgja në ditën e Bajramit, dhe gjëja e parë që bënte ishte falja e Bajramit…” hadithi. Mutefekun alejhi.

Gjërat që veprohen në këtë ditë

Sunet është që ditën e festës muslimani të filloj me larjen. Kjo është prej veprës së të parëve tanë të mirë (selefëve): Aliut, Esh-Shabij, Atau, Katadeh dhe Shafiu. Ibën el-Mundhir (Allahu e mëshiroftë!) ka përmendur se një gjë e tillë transmetohet dhe nga Alkameh, Urvetuh dhe En-Nekhi, Maliku (Allahu i mëshiroftë të gjithë!).dhe nuk saktësohet në lidhje me këtë ndonjë hadith.

Imam Maliku (Allahu e meshirofte!) transmeton ne “Muvata” nga Nafiu se: “Iben Umeri radijAllahu anhuma u lante diten e fiter Bajramit para se te shkonte pef ne namazgja.” Zinxhiri i tij eshte autentik.

Iben Kajjimi (Allahu e meshirofte!) thote: Saktesohet nga Iben Umeri, me gjithe rigorozitetin e tij ne pasimin e Sunetit, se u lante diten e Bajramit para daljes se tij.” Zadul-Mead vell 1

Po ashtu saktesohet nga ai veshja e rrobave te bukura per fiter dhe kurban Bajramin.

Iben Haxher (Allahu e meshirofte!) thote: “Transmeton Iben Ebi ed-Dunja dhe Bejhakiu me zinxhire autentik deri te Iben Umeri radijAllahu anhuma se ai vishte rrobat e tij me te bukura per festen e fiter dhe kurban Bajramin.” Fet’hul-Barih vell. 2

Me keto dy ethere dhe te tjerat pos tyre jane argumentuar shumica e dijetareve se eshte e pelqyeshme larja dhe zbukurimi per festen e fiter dhe kurban Bajramin.

Ngrënia e hurmave (numër tek) para shkuarjes për në musal-la. Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se ai ka thënë: “I Dërguari sallAllahu alejhi ue sel-lem nuk nisej për në namazin e Fitër Bajramit pa ngrënë disa hurma, duke e bërë këtë në numër tek.” Ahmedi dhe Buhariu.

Suneti është që të shkohet në këmbë dhe jo hipur në mjet. Aliu radijAllahu anhu thotë: “Është prej sunetit që kur shkon për Bajram (faljen e namazit), të shkosh në këmbë dhe të hash diçka para se të dalësh.” Tirmidhiu (530).

Seid bin el-Musejib (Allahu e meshirofte!): Sunetet e fiter bajramit jane tre:

  1. Shkuarja në këmbe në namazgja.
  2. Ngrënia para daljes.
  3. Larja.

El-Irva (3/104)

Ndryshimi i rrugës në ditën e festës. Xhabiri radijAllahu anhu thotë: “Kur ishte ditë feste, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndërronte rrugë kur kthehej.” Buhariu.

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: “Kur i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shkonte për Bajram, kthehej nga rrugë tjetër dhe jo nga e njëjta rrugë që shkonte.” Muslimi.

Namazi i festës nuk ka sunete para tij

Namazi i festës nuk ka sunete para. Por, nëse për ndonjë arsye namazi i festës falet në xhami, atëherë personi kur futet në xhami fal dy rekate për xhaminë.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Prej Sunetit është që kur personi të shkojë në musal-la për faljen e namazit të bajramit, apo të namazit të kërkimit të shiut (el-istiska), të ulet dhe mos ta falë tehijjetul mesxhid, sepse një gjë e tillë nuk transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e as nga shokët e tij radijAllahu anhum, me aq sa dimë, përveç rastit kur namazi (i bajramit) falet në xhami, atëherë ai duhet ta falë tehijjatul mesxhid.” “El-Ihtijaratul fikhijeh”.

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është i mendimet se falja e dy rekateve (tehijjetul mesxhid) realizohet edhe kur futesh në musal-la, sepse ajo ka të njëjtin gjykim sikurse që ka dhe xhamia. “Mexhmu fetaua ue rasail”.

Namazi i festës falet para mbajtjes së hutbes

Ibën Umeri radijAllahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Ebu Bekri dhe Umeri e falnin namazin e Bajramit para hutbes”. Buhariu dhe Muslimi.

Transmetohet nga Tarik bin Shihab radijAllahu anhu se ka thënë: Mervani nxorri minberin jashtë ditën e Bajramit dhe filloi me hutben para namazit. Dikush u ngrit dhe i tha: “O Mervan! Po kundërshton Sunetin! Nxore minberin në ditën e Bajramit, ndërkohë që ai nuk nxirrej asnjëherë (në kohën e Profetit alejhis-selam) dhe fillove me hutben para namazit të Bajramit…” Muslimi.

Namazi i festës nuk ka ezan as ikamet.

Transmetohet nga Xhabir bin Semura radijAllahu anhu se ai ka thënë: “E kam falur Bajramin me të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më shumë se një apo dy herë dhe nuk thirrej as ezan e as ikamet.” Muslimi.

Ibën Abasi dhe Xhabiri radijAllahu anhuma thonë: “Nuk thirrej ezan as në namazin e Fitër Bajramit as në atë të Kurban Bajramit”. Mutefekun alejhi.

Namazi i festës ka dy rekate

Transmetohet nga Umeri radijAllahu anhu se ka thënë: “Namazi në udhëtim është me dy rekate, namazi i Kurban Bajramit është me dy rekate, namazi i Fitër Bajramit është me dy rekate…” Hadith autentik. Ibën Maxheh (1063) dhe “Irvaul-Galil” (638).

Namazi festës ka vetëm një hutbe

dhe gjatë hutbes nuk thuhen tekbire

Ndërsa hadithi se “I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bënte tekbir mes fjalëve të hutbes. I shtonte tekbiret gjatë hutbeve të bajrameve” nuk saktësohet. Ibën Maxheh (1287) dhe “Irvaul- Galil” (647).

Nëse nuk e arrin dot namazin e Bajramit

Nëse personi nuk e arrin namazin e Bajramit, ai nuk e fal i vetëm atë. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16 dhe “Sherh Umdetil-Ahkam” vëll. 2

Urimi ditën e festës së Bajramit

Shokët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur takoheshin ditën e festës i thonin (uronin) njëri-tjetrin “TekabelAllahu minna ue minke – Allahu e pranoftë prej nesh dhe prej teje”.

Shejh Albani (Allahu e meshiroftë!) ka thënë: “Zinxhiri është autentik”. Temamul-minneh (354)

Falja e dy rekateve kur kthehesh në shtëpi

Prej Sunetit është falja e dy rekateve në shtëpi pas kthimit nga namazi i festave. Ebi Seid el Hudri radijAllahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ue sel-lem nuk falte asgjë para namazit të Bajramit. Kur kthehej në shtëpi, falte dy rekate.” Hadithin e transmeton  Ibën Maxhe me nr. (1293), imam Ahmedi në “Musned” (11226). E kanë bërë hasen (të mirë) recensuesit e musnedit, Ibën dhe shejh Albani në “El-Irvau”.

Veçimi i ditës së festës së Bajramit me vizitën e varreve

Kanë ardhur disa pyetje që kanë të bëjnë me vizitën e të afërmve qofshin të gjallë apo të vdekur ditën e festës së bajramit?

Shejhu dhe muhadithi Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu e ruajttë!): Përsa i përket vizitës së varrezave ditën e festës (së bajramit), apo ditën e xhuma, apo veçimin e një dite të caktuar (për vizitë), kjo nuk lejohet.

Ndërsa vizita e të afërmve ditën e festës (së bajramit) ose të shkuarit tek ata dhe bërja dua për ta ky veprim nuk përbën problem.

Porse veçimi i varrezave me vizitë ditën e festës, ose ditën e xhuma, ose të specifikosh një ditë për diçka të tillë, personi nuk duhet ta bëj një gjë të tillë.

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...