Namazi i teravive është prej veçorive të Ramazanit

Namazi i teravive është prej veçorive të muajit Ramazan, dhe në të përmblidhen:
1. Leximi i Kuranit (nga imami) dhe dëgjimi i tij (nga xhemati). Dëgjuesi i vëmendshëm ka të njëjtin shpërblim si ai që e lexon, siç ka thënë Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë).
2. Dhikri dhe tesbihu.
3. Kërkimi i faljes (istigfari).
4. Lutja, sidomos lutjet në sexhde ku njeriu është më pranë Zotit të tij.
5. Bashkimi i muslimanëve (në xhami për teravi), ndërsa namazi i falur me një grumbull njerëzish është më i mirë. Seid bin Xhubejri ka thënë: “Që të falem me imamin i cili lexon (vetëm) “Hel etake hadithul-gashijjeh”, është më e dashur tek mua sesa të falem i vetëm dhe të lexoj njëqind ajete.”

 

Unejs Sheme