Ndjekja e rrugës së prijësve të drejtë e të udhëzuar (Sunen Ibn Maxheh)

  1. Tema: Ndjekja e rrugës së prijësve të drejtë e të udhëzuar

40/42. (Sahih) Na ka treguar Abdullah bin Ahmed bin Beshir bin Dhekuan ed-Dimashkijju se ka thënë: Na ka treguar El-Uelid bin Muslim se ka thënë: Na ka treguar Abdullah bin el-Alai d.m.th. Ibën Zubejr se ka thënë: Më ka treguar Jahja bin Ebi el-Mutai’ se ka thënë: E kam dëgjuar El-Irbad bin Sarijeh të thotë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u ngrit një ditë dhe na këshilloi me një këshillë prekëse, nga e cila u frikësuan (rrënqethën) zemrat dhe lotuan sytë. I thanë: O i Dërguari i Allahut! Na këshillove me një këshillë sikur të ishte këshillë lamtumire, prandaj na këshillo me diçka që ta ruajmë e të punojmë me të. Tha: “Ju këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut, për dëgjim dhe bindje edhe nëse prijësi juaj është rob Abisinias. Pas meje keni për të parë kundërshtime të shumta. Prandaj ju këshilloj që të kapeni pas Sunetit tim dhe sunetit (rrugës) të prijësve të drejtë udhëzuar, kapuni fort pas tij me dhëmballë. E kini kujdes nga çështjet e shikura, sepse çdo risi (bidat) është humbje.”[1]

 

* Ebu el-Hasen el-Kittani ka thënë: Na ka treguar Ebu Hatim: Nga ka treguar Abdullah bin el-Alai d.m.th. Ibën Zubejr ed-Dimashkijju: Më ka treguar Ebi Abdullah bin el-Alai…dhe përmmendi njësoj si hadithi i mësipërm.[2]

41/43. (Sahih) Na ka treguar Ismail bin Bishr bin Mensur dhe Is’hak bin Ibrahim es-Seuak se kanë thënë: Na ka treguar Abdurrahman bin Mehdij: Nga Muauijeh bin Salih: Nga Damrah bin Habib: Nga Abdurrahman bin Amër es-Selemij se: Ai e ka dëgjuar El-Irbab bin Sarijeh të thotë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga këshilloi me një këshillë prej së cilës lotuan sytë dhe zemrët u frikësuan (rrënqethën) prej saj (këshille). Thamë: O i Dërguari i Allahut! Kjo është këshilla e atij që jep lamtumirën. Prandaj me çfarë na porositë? Tha: “Me të vërtetë ju kam lënë në një rrugë të qartë dhe të pastër ku nata e saj është njësoj si dita e saj dhe nuk devijon nga ajo pas meje vetëm se shkatërruari. Ai që do jetojë prej jush ka për të parë kundërshtime të shumta. Prandaj ju këshilloj të kapeni pas asaj që keni njohur (mësuar) nga Suneti im dhe sunetit (rrugës) të prijësve të drejtë udhëzuar, kapuni fort pas tij me dhëmballë. Ju këshilloj për bindje ndaj prijësit edhe nëse prijësi juaj është rob Abisinias. Ngase besimtari është (i bindur) si deveja e mësuar, nga ta shpien ai shkon.”[3]

42/44. (Sahih) Na ka treguar Jahja bin Hakim se ka thënë: Na ka treguar Abdulmelik bin es-Sabbahi el-Mismei’jju se ka thënë: Na ka treguar Theur bin Jezid: Nga Khalid bin Ma’dan: Nga Abdurrahman bin Amër: Nga El-Irbad bin Sarijeh se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem fali me ne namazin e sabahut e pastaj u kthye nga ne dhe na këshilloi me një këshillë prekëse…” dhe përmendi hadithin.[4]

 

Përktheu Unejs Sheme

[1] “El-Irvau” (2455), “El-Mishkah” (165), “Dhilalul-Xhenneh” (26-34), “Salatu et-Terauih” (88-89), “Sahihu et-Tergib” (37) dhe “Tuhfeh” (9891)

[2] Kjo shtesë nuk gjendet te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman.

[3] “Es-Sahihah” (937), “Dhilalul-Xhenneh”, Ebu Daudi (4607), Tirmidhiu (2676) dhe “Tuhfeh” (9890)

[4] Shih hadithin e mësipërm. “Dhilalul-Xhenneh” (32) dhe “Tuhfeh” (9890)