Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë.
Si komentohet fjala e Allahut të Lartësuar që thotë: “Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë.” [Bekare 257]
Në çfarë kuptimi vjen “drita” e përmendur në ajet?
Përgjigje: Fillimisht, falenderimet i takojnë vetëm Allahut!
Allahu është mbrojtësi i atyre që besojnë, i ndihmon ata, i përkrah, u jep sukses dhe i nxjerr nga errësirat. Këtu bëhet fjalë për errësirat e shirkut (idhujtarisë), mëkateve dhe risive (bidateve). Dhe i shpie në dritën e teuhidit (njësimit) dhe të vërtetës. E gjithë kjo, ndodh nëpërmejt të Dërguarve dhe librave që ka zbritur. Mohuesit e Kurejshëve, apo bijtë e Izraelit etj, kanë si përkrahës të tyre djajtë dhe këtu përfshihen djajtë nga xhindët dhe njerëzit. Pra, djajtë qofshin ata xhindë apo njerëz, janë përkrahës të mohuesve, që i nxjerrin ata nga drita e monoteizmit, për në errësirën e politeizmit, injorancës, mëkateve dhe risive.
Qëllimi i “dritës” së përmendur në këtë ajet nënkupton: Monoteizmin, besimin dhe udhëzimin e drejtë. Ndërsa errësirat nënkuptojnë: Politezimin, mëkatet dhe risitë (bidatet). Allahu na ruajtë prej tyre!
Abdul Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë).
[Mexhmu Fetaua ibn Baz 24/209]
Përktheu Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Dikush kryen mëkate dhe thotë: Besimi është në zemër! Shejh Salih el-Feuzan
- A mund ti agjëroj ditët që i kanë mbetur borxh një të afërmi që ka vdekur? Lexhnetu Daime
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve