Në hijen e sures El Bekare

February 22, 2026

Njohje me suren El Bekare dhe konteksti i zbritjes së saj

Ajo është surja e parë që ka zbritur në Medine. Ka zbritur pas hixhretit dhe zbritja e saj ka vazhduar rreth 10 vite.

Madhështia e renditjes: Ka 286 ajete dhe renditja e ajeteve është e përcaktuar nga Allahu, dhe mes ajeteve ekziston lidhje e fortë.
Veçoritë e sures: Përqëndrohet në dispozita dhe ligje, si dhe në thirrjen “O ju që besuat”, ndryshe nga suret mekase që fokusohen më shumë në çështjet e besimit (akides).

Boshtet kryesore të sures

Shejhu e ndan suren në 5 boshte kryesore:

1- Vërtetimin e burimit të Kuranit; se ai është shpallje nga Allahu.
2- Klasifikimin e njerëzve në: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë (këta të fundit janë më të rrezikshmit).
3- Ithtarë të librit (hebrejtë): duke zbuluar tradhëtinë dhe ligësinë e tyre, si dhe mirësitë e Allahut ndaj tyre.
4- Dispozitat ligjore: Është quajtur “Çadra e Kuranit” sepse përfshin:

Dispozitat familjare (martesa, shkurorëzimi).

Dispozitat e marrëdhënieve ekonomike (shitblerja, kamata).

Dispozitat shtetërore (xhihadi, ndëshkimi me reciprocitet – kisas, zekati).

5- Përfundimi: Lutje dhe përgjërim për ndihmë dhe fitore.

Vlerat e sures El Bekare:

– Largon djajtë, sepse në atë shtëpi ku lexohet kjo sure, shejtanët largohen prej saj dhe engjëjt e ruajnë për tre ditë.

– Është quajtur maja e Kuranit sepse është kulmi i Kuranit dhe më e larta në Kuran.

– Ajeti Kursij: Në këtë sure gjendet ajeti më i madh në Librin e Allahut që është mbrojtje nga shejtani.

– Begatia dhe ngritja në gradë: Mësimi i saj e ngre pozitën e robit; kush i mëson “shtatë suret e gjata” konsiderohet dijetar.

– Zbritja e melaikeve kur lexohet kjo sure, siç ndodhi me sahabiun Usejd ibn Hudajr, Allahu qoftë i kënaqur me të.

4️⃣ Hollësi dhe udhëzime që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut:

– Qëllimi i mësimit përmendësh: Nuk është thjesht recitimi i shkronjave, por përmirësimi i veprave që të përputhen me fjalët.

– Metoda e sahabëve: Umer ibn el Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kaloi 12 vite duke mësuar dhe medituar në këtë sure.

– Prania e zemrës: Njeriu i mençur e përqëndron zemrën në momentet e përjetimit shpirtëror (si në leximin e Fatihas), pa pasur nevojë për përsëritje të ndaluar.

– Kurani është argument ose në favorin tënd, ose kundër teje. Ki kujdes se ndoshta të jepet e pastaj ti e harron dhe nuk vepron me të.

 

Marrë nga libri: “Tefsiri i sures El Bekare”, ligjërata me nr. 01.

Autor: Shejh Meshhur bin Hasen al Selman

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje: ,

Loading...