Ne zhdukemi dhe vdesim ndërsa dijetarët mbeten përgjithmonë

August 3, 2026

Pozicioni më fisnik në këtë botë dhe në botën tjetër është ai i dijetarit që ia ka kushtuar sinqerisht fenë e tij Zotit të Plotfuqishëm.

Hatib Bagdadi, në librin e tij “Vlera e pasuesve të hadithit” 219, dhe Ibën Kajimi në librin e tij “Miftah dar es se’adeh” (1/469), tregojnë një histori ku prijësi i muslimanëve Harun er Rashidi vuri në pah gradën më fisnike dhe më të lartë që njerëzit mund të arrijnë.

Hatib Bagdadi transmeton se Jahja ibn Ekthem tregon se Harun er Rashid pyeti: Cila është grada më fisnike?

Unë u përgjigja: Ajo që zotëron ti o prijësi i besimtarëve.

Ai tha: A njeh ndonjë më me pozitë se unë?

Thashë: Jo.

Ai tha: Por unë e njoh një burrë i cili në tubimet e tij thotë: Filani na transmetoi nga filani, nga i Dërguari i Allahut ﷺ.

I thashë: O prijësi i besimtarëve, a është ky njeri më i mirë se ti kur ti je i afërt me të Dërguarin e Allahut ﷺ (prej fisit të tij), dhe princi i kurorës së besimtarëve?

Ai tha: Mjerë ti! Po, ky njeri është më i mirë se unë, sepse emri i tij është i lidhur me emrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, dhe ai nuk do të vdesë kurrë.

Ne zhdukemi dhe vdesim, ndërsa dijetarët mbeten përgjithmonë.

Ibn Asakir në librin e tij madhështor “Historia e Damaskut” (5/469), transmeton se Hajtheme ibn Sulejmani ka thënë:

E kam dëgjuar Ibn Ebi Hanexhir të thoshte:

Ishim në mexhlisin e Jezid ibn Harunitnjë prej dijetarëve të shquar të hadithit – dhe ishte i mbushur me mijëra njerëz të cilët ishin mbledhur rreth tij.

Prijësi i muslimanëve kaloi aty pranë dhe u ndal mes nesh, dhe u kthye nga shokët e tij duke u thënë: “Ky është sundimi i vërtetë!”

Dosje: , ,

Loading...