Lavdërimi i takon Allahut dhe paqja e Tij qoftë mbi profetin dhe të dërguarin e Tij! Kërkoj ndihmë nga Allahu, Ai më mjafton dhe sa mbrojtës i mirë është Ai!
Kërkuesi i dijes të cilin Allahu e ka begatuar me këtë dituri, duhet të ketë disa cilësi dhe sjellje që nuk duhet t’i mungojnë atij që e dëgjon apo e mëson këtë dije.
Prej këtyre cilësive janë:
– Cilësitë e tij në kërkimin e dijes:
● Kërkon dijen për të larguar injorancën nga vetja dhe për t’a adhuruar Allahun siç ka urdhëruar.
● Nuk ia atribuon suksesin e tij vetes, por ia atribuon Allahut që ia ka mundësuar kërkimin e dijes.
● Preokupimi i tij është në leximin e librit të Allahut, të kuptuarit e tij, mësimi i haditheve (Sunetit të Pejgamberit), dhe fikhu (jurisprudenca) kuptimi i fesë.
● I butë në të gjitha çështjet e tij. Preokupimi i tij është kërkimi i dobive duke qenë i butë dhe i sjellshëm.
● Tregon mëshirë dhe dhemshuri në dijen e tij. Sa më shumë që i shtohet dija aq më shumë i shtohet frika dhe përulësia.
● Ai e di që Allahu ka për ta pyetur për dijen e tij.
Ai ia imponoi vetes kujdesin dhe u përmbajt gjithmonë të ndjek atë që është e sigurt dhe e besueshme në çdo çështje të jetës së tij.
● Shoqërohet me dijetarët, ulet në tubimet e tyre me edukatë dhe modesti, dhe pyet për atë që nuk e di me qëllim që të adhurojë Allahun me dijeni.
● I largohet paditurisë dhe sjelljes së pamatur duke u angazhuar me seriozitet në zbatimin e dijes.
● Ecën me butësi dhe edukatë dhe në ecjen e tij fiton çdo të mirë. E do vetminë për leximin e Kuranit, për përmendje të Allahut dhe meditim. Shoqërohet me ata që i sjellin dobi.
– Sjellja me shokët dhe njerëzit që jetojnë me të:
● Ai që ka pasur kontakt me të është i sigurt nga e keqja e tij, dhe ai që e shoqëron shpreson të mirën prej tij.
● Nuk pret prej tij ndonjë pabesi dhe nuk frikësohesh nga ndonjë rrezik që mund të vijë prej tij.
● Me mendje të shëndoshë e këshillues, me zemër të pastër e i kujdesshëm.
● Ka tre lloj shokësh:
1- atë që mëson prej tij.
2- atë shok që bashkë përkujtojnë dijen.
3- dhe atë që e mëson e i jep dije.
● Njerëzit prej tij janë në qetësi por vetja e tij është në përpjekje të vazhdueshme.
– Cilësitë e tij me veten:
● Ai është i përgatitur për çdo detyrim dhe ka mbledhur forcat për ta përmbushur.
● E përgatit veten për çdo fatkeqësi që mund të ndodhë dhe që e ruan fenë e tij.
● Në çdo rrethanë zbaton detyrën që i përket.
● I dijshëm për ato gjëra që sjellin adhurimet dhe i mençur në atë që largon sprovat e të këqijat.
● Ai praktikon virtytet e larta dhe largohet nga sjelljet e ulëta.
● I vetëdijshëm për sëmundjet e shpirtit dhe i frikësuar që mos të punojë diçka që kundërshton të vërtetën.
● Nxënësi i dijes duhet të jetë shumë i kujdesshëm ndaj armikut të tij shejtanit, nga frika se ai mund t’i zbukurojë të shëmtuarat që janë të ndaluara.
● I pasur me Allahun dhe i pavarur nga çdo gjë, por gjithmonë i varur prej Tij në çdo gjë.
● Ai iu drejtua Allahut dhe u forcua shpatulla e tij, dhe besoi te Allahu e nuk u frikësua nga askush tjetër përveç Tij.
● Gjen qetësinë vetëm tek Allahu dhe çdo përpjekje e tij është e lidhur me Të.
Allahu është Ndihmuesi dhe tek Ai është suksesi!
Përzgjedhur nga: Pr. dr. Umer bin Muslih el Husejni
Përmbledhur nga libri: “Ahlak el ulema”
Autor: Ebu Bekër Muhamed bin el Husejn el Axhurri (360 hixhri)
Përshtati në shqip: Behar Hyseni
Dosje: edukatë, nxenesi i dijes