Nga thëniet e Ibn Tejmijes-Allahu e mëshiroftë-

October 20, 2010

Shejhul islam Ibn Tejmijeh në librin e tij: Der’u tearudil akli uen-nekli 2/102, pasiqë përmendi një sërë dijetarësh si shembulli i Shatibiut, të cilët ishin plot dituri, vlera dhe mirësi, por që kishin rënë në disa nga bazat e bidatcinjve duke u përputhur me ta, tha:

Padyshim që secili nga ata ka dhënë kontribute të lavdërueshme në dobi të islamit, kanë të mira të mëdha, kanë dhënë mund në kundërpërgjigjen ndaj mohuesve dhe bidatcinjve, kanë përkrahur me forcë shumë cështje të fesë dhe Ehlu Sunetit, gjë kjo e cila është e njohur për cdokënd që ka studiuar gjendjen e tyre dhe që gjykon për ta me dituri, ciltërsi,drejtësi dhe paanshmëri

Këtyre dijetarëve iu përzie kuptimi i këtij parimi (dickaje të gabuar rreth së cilës shejhul islam po fliste) -i cili origjinën e tij e ka tek mutezilitë-,ata ishin njerëz me vlera dhe të llogjikshëm ndaj e panë të nevojshme që ta bënin atë rregull parim standart duke marrë përsipër rrjedhojat që ai parim kërkonte.Për këtë arsye ata u përzien në disa rrjedhoja të pasakta të cilat u refuzuan nga muslimanët e ditur.

Ishte ky shkaku që i ndau njerëzit në dy kategori: Një pjesë e muslimanëve i madhëronte këta dijetarë për shkak të vlerave dhe mirësive që ata kishin, dhe një pjesë i qortonin për shkak të rënies së tyre në bidate dhe gjëra të kota. Por më e mira gjithmonë është e mesmja, duke mos qenë kjo gjë specifike vetëm për ta, por në përgjithësi, sepse dicka e tillë u ka ndodhur shumë dijetarëve të mirë fetarë. Allahu i pranon veprat e mira nga të gjithë robërit e Tij besimtarë dhe ua fal gabimet: ‘ Zoti ynë na fal neve dhe vëllezërit tanë që na kanë paraprirë në besim dhe mos lejo në zemrat tona pakënaqësi ndaj besimtarëve, Zoti ynë Ti je Mëkatfalës Mëshirues’.

Padyshim që kush përpiqet që ta arrijë të vërtetën dhe fenë nëpërmjet Profetit salallahu alejhi ue selem(pra në përgjithësi i ka parimet e shëndosha sipas Sunetit), por gabon në disa cështje, Allahu ia fal ato gabime, në përmbushje të kësaj lutjeje madhështore që ia mësoi Profetit të Tij dhe besimtarëve, ku tha:’ O Zoti ynë mos na merr në përgjegjësi nëse harrojmë ose gabojmë’ .


Përktheu: Shuajb Rexha

Loading...