Lutja është diçka për të cilën jemi nxitur sidomos në kohën kur ajo pranohet. Mes ezanit dhe ikametit lutja nuk refuzohet, siç ka ardhur në traditën profetike. Kur muslimani fal dy rekate dhe pas tyre dëshiron të lutet në këtë gjë s’ka problem, pra të ngrejë duart gjatë lutjes sepse ngritja e duarve është prej edukatës së duasë.
Argumenti për këtë veprim është se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – një herë ishte me shokët e tij – Allahu qoftë i kënaqur me ta – dhe kaloi pranë një xhamie. Hyri në xhami, fali dy rekate dhe pastaj u lut. Pasi mbaroi u tha sahabëve: “I kërkova Allahut tri gjëra…” – deri në fund të hadithit që e transmeton Muslimi në Sahihun e tij. Nga kjo përfitojmë se ngritja e duarve pas dy rekateve nafile që i fal në xhami nuk ka problem të veprohet, për shkak të këtij veprimit nga ana e Profetit – sal lallahu alejhi ue selem – dhe veprimit të saj nga të parët tanë.
Ka prej dijetarëve që thonë se vazhdimësia në këtë veprim nuk ka argument nga suneti, pra që sa herë të falet të ngrejë duart dhe të lutet. Ka ardhur në sunet që kjo mund të veprohet por Profeti (alejhi selam) nuk ka vazhduar t’a bëjë këtë gjithmonë. Prandaj, më e mira është që t’a veprojë këtë gjë disa herë dhe t’a lërë herë të tjera. Duaja mes ezanit dhe ikametit shpresohet që të pranohet nga Allahu.
Shejh Salih Al esh Shejh – Allahu e ruajtë!
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz