Njerëz me qëllime të larta

December 21, 2021

Njerëz me qëllime të larta!

Shejhu i Islamit Ibn Tejmije (Zoti e mëshiroftë) i dërgoi një letër nënës së tij, ku i kërkonte falje që e kishte lënë atë për disa ditë dhe kishte qëndruar në Egjipt për të mësuar disa çështje fetare.
Kur ajo mori mesazhin,  i’u përgjigj dhe i tha: “Djali im i dashur Ahmed Ibn Tejmije! Edhe mbi ju qofshin paqja, mëshira, bekimet, dhe kënaqësia e Zotit! Pasha Zotin që i’u kam rritur për t’i shërbyer Islamit dhe muslimanëve, kam bërë një zotim dhe nën mësimet e fesë u kam mësuar.
Mos mendo biri im se afërsia jote me mua është më e dashur sesa afërsia jote me fenë tënde dhe shërbimin ndaj Islamit dhe muslimanëve në të gjitha drejtimet.
Përkundrazi biri im, qëllimi i kënaqësisë sime me ty është vetëm në raport me atë që ti i ofron fesë tënde dhe muslimanëve. Dhe unë nuk do të të pyes nesër para Zotit për largësinë tënde nga unë, sepse unë e di ku dhe çfarë je duke bërë.
Por Ahmed, do të të kërkoj llogari para Zotit nëse nuk i shërben fesë së Zotit dhe nuk i ndihmon vëllezërit e tu muslimanë.
Zoti qoftë i kënaqur me ty, të ndriçoftë rrugën me mirësi, të udhëzoftë në hapat e tu dhe më bashkoftë Zoti me ty nën hijen e Arshit të të Gjithëmëshirshmit atë ditë kur nuk ka hije veç hijes së Tij! Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty!”

 

‘Mexhmu El fetava Ibn Tejmije’ (28/48).

Përktheu: Muhamed Estrefi

Loading...